Çfarë iu irriton më tepër sipas shenjave të horoskopit


Dashi

Nuk është kaq e vështirë të acarosh shenjën më të paduruar të zodiakut, por ka disa sjellje që e irritojnë më tepër. Ngadalësia dhe mungesa e iniciativës janë gjërat që i irritojnë më së shumti.

Demi

Demi është një shenjë ambicioze, kurajoze dhe vlerësimi ndaj punës e bën të ketë veçanërisht kujdes për paratë. E irritojnë shumë vështirësitë financiare.

Binjakët

Kjo është një shenjë e mobilitetit dhe komunikimit. Flet me veten për orë e orë. Ajo që e irriton më tepër, është vetmia.

Gaforrja

Gaforret kanë të përbashkët të qenët sentimentalë, emocionalë e të ndjeshëm, kështu që i irriton shumë ftohtësia dhe zënkat në familje.

Luani

Luanëve u pëlqen të jenë nën dritat e vëmendjes, të sillen mirë me ta, kështu që të qenët të injoruar ose të kritikuar, mund t’i irritojë shumë.

Virgjëresha

Prakticiteti, racionaltieti, puna, organizimi dhe pastërtia janë disa prej mantrave të kësaj shenje të tokës. Nëse do të irritosh një virgjëreshë, mjaftojnë dy gjëra: papastërti dhe mungesë rregulli.

Peshorja

Shenja e peshores është shumë diplomatike, kështu që i shqyrton të gjitha mundësitë dhe kërkon të shohë të gjitha anët e gjërave. Por e irriton shumë presioni për të marrë vendime.

Akrepi

Shenja më misterioze e zodiakut, Akrepi, nuk i do gjërat sipërfaqësore, e për pasojë e irriton gjithçka që është sipërfaqësore.

Shigjetari

Shigjetarët e duan lirinë dhe u pëlqen të shijojnë jetën, prandaj çdo sjellje që u heq pavarësinë e natyrshme, është shumë e bezdisshme dhe irrituese për ta.

Bricjapi

Një shenjë e disiplinës dhe ambicies, personat e kësaj shenje nuk e durojnë papërgjegjshmërinë dhe njerëzit që nuk kanë ambicie për asgjë.

Ujori

Çelësi për të irrituar disk të kësaj shenje, është ta detyrosh të bëjë diçka që nuk e do, t’i imponosh rregulla që i japin bezdi.

Peshqit

Peshqit janë shumë emotivë dhe të ndjeshëm, egoizmi dhe nënvlerësimi i ndjenjave janë gjëra që i irritojnë shumë personat e kësaj shenje.


Like it? Share with your friends!