Çfarë kanë ndryshe femrat e shenjës së Ujorit


Prej 21 janarit futemi zyrtarisht në sezonin e Ujorit, për të qëndruar deri në 18 shkurt

Siç tashmë është traditë, gjatë këtyre ditëve vëmendja më e madhe do të shkojë për këtë shenjë të zodiakut dhe veçanërisht sot, për gratë e Ujorit. Çfarë e karakterizon një grua Ujor?

Kur takon për herë të parë një femër të shenjës së Ujorit, pavarësia është ajo që vihet re menjëherë. Mendoni për Oprah Winfrey ose Ellen DeGeneres për ta vërtetuar.

Është në gjakun e tyre të rezistojnë të jenë dikush që të tjerët presin nga ajo dhe përpiqen të jenë antikonformiste. Asgjë nuk mund ta ulë poshtë një femër ujor, nuk ka pengesa që ajo nuk mund t’i kalojë sidomos kur bëhet fjalë për të provuar diçka që dikush ka dyshimin që ajo mund ta bëjë.

Natyra e çuditshme e Ujorit ka tendencën që t’i bëjë të tjerët ziliqarë pasi femra e ujorit, megjithëse një shenjë e ajrit, duket shumë me këmbë në tokë dhe një person praktikë. Ajo nuk është tradicionale në asnjë formë ose mënyrë: asaj i pëlqen t’i bëjë rregullat si t’i vijnë.

Është interesante të thuhet se femrat e Ujorit vlerësojnë mbi gjithçka pavarësinë e saj. Kjo nuk lidhet me disa aftësi lidershipi që ato kanë, por sepse nuk janë të interesuara të duken si gjithë të tjerët. Kjo reflektohet në çdo aspekt të jetës së tyre, në shoqëri, në marrëdhënie, në punë e deri në mënyrën se si Ujoret vishen.

 

Stili i veshjes së femrave të Ujorit është shumë i veçantë pasi ato nuk ndjekin trendet dhe modën, por vishen si janë vet më rehat. Ujori është një shenjë revolucionare në shumë aspekte dhe kjo i shkon shumë stilit të pavarur të jetës që ato kanë. Ajo flet për gjerat që beson me të vërtetë me shpirt.

Nevoja për drejtësi kontribuon në nevojën e Ujorit për pavarësi. Ajo ngrihet për atë që është e drejtë edhe nëse është e vetmja që e mendon kështu. Shumë njerëz tërhiqen nga femra Ujor për personalitetin e tyre të përcaktuar dhe fuqinë e brendshme.

Ato njihen si të shkëputura (të largëta) nga disa situata dhe kjo lidhet me natyrën e tyre të pavarur që i vendos veçmas nga shenjat e tjera të horoskopit. Kjo shkëputje mund të ndikohet edhe nga sa e ndjeshme mund të jesh në atë moment dhe shpesh ato zgjedhin që të qëndrojnë të tërhequr sesa të lëndohen.

Të lindurat e kësaj shenje kanë tendencën të bëjnë biseda të gjata e të thella për dashurinë në mes të natës, të flasin për diçka ose gjithçka, ose të shpenzojnë natën në heshtje me të dashurit e tyre.

Një element shumë i rëndësishëm është se atyre nuk u pëlqen të kërkojnë ndihmë sepse ato vetë e dinë se çfarë po bëjnë. Ujoret duan të jenë të çliruara nga fuqitë autoritare dhe të ndryshojnë botën.


Like it? Share with your friends!