Çfarë Ndodh Nëse Shmangni Vaktin E Mbrëmjes?


Me siguri e keni dëgjuar thënien “Ha mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i varfër”.

Por një studim i fundit, në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregon se nëse doni të parandaloni shtimin në peshë, mund t’ju duhet ta vini në dyshim këtë shprehje.

Brenda një harku kohor tre vjeçar, ata zbuluan se anashkalimi i vaktit të darkës ishte një nga shkaqet kryesore të shtimit në peshë, i cili me shumë gjasa mund të cojë edhe në mbipeshë.

Bashkautori i studimit Toshiki Moriyama, profesor në “Qendrën e Shëndetit dhe Këshillimit të Universitetit” të Osaka-s në Japoni, thotë se nëse nuk konsumoni darkë, atëhere ju mund të konsumoni më shumë kalori ditën tjetër.

Nidkimi tek Pesha – Si qëndron e vërteta?

Kjo gjë gjithashtu mund të ndikojë në regjimin tuaj ushqimor, duke e bërë atë më të varfër në marrjen e proteinave nga bimët .

“Por kjo nuk do të thotë se vaktet e tjera nuk janë po aq të rëndësishme”, shton Moriyama. Studimi i tyre, mund të mos ketë treguar se anashkalimi i mëngjesit ose i drekës çon në shtim në peshë, por ai thotë se studimet e kryera më parë kanë arritur  në këtë përfundim.

Për shkak se ky studim është bërë mbi studentët e universitetit të cilët kanë tendencë të flenë më pak sesa njerëzit e moshuar, kjo mund të ketë një efekt tjetër në vaktin e mëngjesit.

Në përgjithësi, mendohet se mënyra më e mirë për të parandaluar shtimin e peshës është duke përhapur marrjen e kalorive gjatë ditës dhe të mos anashkaloni asnjë vakt.

E thënë thjesht, vakti i darkës mund të jetë një faktor jetësor kritik për parandalimin e mbipeshes, po aq sa ai i mëngjesit, thonë studiuesit.

Për të humur peshë, sigurohuni që të konsumoni vaktin e mbrëmjes në të njëjtin orar, këshillojnë ekspertët e shëndetit./AgroWeb.org


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format