Çfarë shoferi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit


Jeni të qetë, të nxituar apo të kujdesshëm kur i jepni makinës? Gjithçka varet nga shenja juaj e horoskopit.

Dashi: Të nxituar. Për ju makina nuk është vetëm një mjet transporti, por edhe një qëllim që doni ta arrini sa më shpejt që të mundeni.

Demi: Të qetë. ju i jepni makinës ngadalë dhe asgjë nuk mund t’ua prishë mendjen për të nxituar.

Binjakët: Nervozë. Kur i jepni makinës ju jeni gjithë kohës me nerva dhe ata që keni pranë tremben mos bëni ndonjë aksident.

Gaforrja: Të stresuar. Ju jeni vetë të kujdesshëm, por nuk keni besim tek të tjerët dhe jeni gjithë kohës të stresuar se mund t’iu ndodhë diçka.

Luani: Të relaksuar. Ju jeni shumë të çliruar kur i jepni makinës, mbani hapur dritaren dhe e mbani njërin krah të mbështetur tek dritarja. Vendosni muzikë dhe ju duket sikur rruga është e juaja.

Virgjëresha: Të qetë. Sa herë i jepni makinës ju ndiheni tërësisht të çliruar.

Peshorja: Të respektuar ndaj këmbësorëve. ju ndaloni gjithmonë kur shihni këmbësorë dhe i respektoni me korrektësi të gjitha shenjat e qarkullimit.

Akrepi: Të çmendur. Për ju nuk ka asnjë arsye t’i japësh makinës ngadalë. Shpejtësia është ajo që të bën të përjetosh ndjesi të forta.

Shigjetari: Të papërqendruarit. Ju i jepni makinës më shumë për të zbuluar vende dhe peizazhe të reja Bricjapi: Të nevojshëm. Makina është mbi të gjitha një mjet i nevojshëm për të shkuar diku dhe ju këtë gjë e shfrytëzoni më së miri.

Ujori: Të sikletosur. Për ju është e vështirë të menaxhoni një llaj makine nëpër hapësira të limituara sepse doni liri. Dhënia e makinës është edhe një lloj sfide për ju.

Peshqit: Të ngathët. Ju në të vërtetë nuk dini t’i jepni mirë makinës dhe shpesh i bllokoni edhe të tjerët me ecjen e ngadaltë dhe në anë të gabuara.


Like it? Share with your friends!