“Çmimi i Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”, Sako takon artistë në ditën e teatrit


Sot është Dita Botërore e Teatrit dhe artistët e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë bërë bashkë edhe për të festuar  “Çmimin e Publikut” në Festivalin Mbarëkombëtar Teatror online “Moisiu On”. Për herë të parë në Shqipëri, si pasojë e situatës pandemike u zhvillua një Festival Mbarëkombëtar Teatror Online “Moisiu On”,  në datat : 23 shkurt – 16 mars ku moren pjesë 21 trupa. Teatri i qytetit tonë “Aleksandër Moisiu” mori një çmim mjaft të veçantë: “Çmimin e Publikut”, me komedinë “MARTESA” të dramaturgut të madh rus Anton Çehov, nën regjinë e regjisores Driada Dervishi.  Për të uruar trupën, Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako zgjodhi pikërisht ditën simbol: 27 Marsin, Ditën Botërore të Teatrit.  Në ceremoninë e kësaj dite Driada Dervishi, regjizore e teatrit u shpreh rreth simbolikës së kësaj dite dhe mesazhin që është dhënë sot.

Kryebashkiakja Sako ka bashkëbiseduar me aktorët dhe regjisoren e kësaj trupe dhe u shpreh se  do të vijë shpejt dita që teatri i Durrësit të jetë sërish në skenë me shfaqje të suksesshme që do ti dhurojnë artdashësve të Durrësit emocione dhe ndjesi të bukura që vetëm arti mund ti përcjellë.

Ndërsa, drejtori i pallatit të Kulturës, Elio Bajramaj, u shpreh se ndonëse në situatë pandemie teatri i qytetit  “Aleksandër Moisiu”, ka treguar vlerat e tij.

 

 


Like it? Share with your friends!