COVID-19, operatorët e tregut Carbonara në protestë: “Ne duam të punojmë”


Aktiviteti është i mbyllur sepse bashkia është në zonë të kuqe. Një protestë për të pohuar të drejtat e tyre. Operatorët e tregut në zonën publike përpiqen ta ngrejnë zërin e tyre që të dëgjohen. Këtë mëngjes në parkingun e tregut në rrugën “Vaccarella” në Carbonara, në Bari Itali,  tregëtarët hapën tezgat e tyre. Në vitrina nuk kishte mallra, por parulla që përshkruanin  situatën e tyre në të cilën ndodhen.

 

“Artikujt në supermarkete apo qëndra tregëtare mund të mbahen që të tregëtohen më vonë, por artikujt e merkatos jo. Ne kemi përjetuar kriza të një pas njëshme gjatë kësaj periudhe me mbylljet e mëdha dhe gjithë malli që ne tregëtojmë ka shkuar dëm. Ne jemi realist, sepse  ndërsa ne jemi mbyllur jeta vazhdon dhe konsumatori do të gjejë mënyra të tjera për të blerë produktet e nevojshme. Ndërsa ne nuk punojmë kemi humbur kontaktet me furnizuesit tanë dhe nëse vazhdojmë kështu ne do të humbasim gjithçka”, thonë tregëtarët.

Protesta shërbeu gjithashtu për të dialoguar me institucionet: dje tregëtarët ju drejtuan  Kryetarit të Bashkisë së Barit, këtë mëngjes Institucionit të Prefektit. Në tërësi bizneset po kërkojnë  lëshimin e urdhërit që disa komuna të kalojnë  në zonën  e rrezikut portokalli, pra jo shumë i lartë, gjë e cila do të mundësonte dhe  rihapjen e aktivitetin e tregjeve. Në mënyrë të ngjashme, kërkesat iu drejtuan edhe Rajonit të Pulias. //telebari

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format