Dasëm në shtator! Moderatorja Luana Vjollca dhe partneri i saj gati ceremoninë, për 30-vjetorin e showgirli-it për


Pasi moderatorja Luana Vjollca mbylli një sezon të suksesshëm të “Shiko kush Luan”, duket se tashmë po i kushton më shumë vëmendje planeve të tjera. Ashtu si vetë ajo na ka zbuluar me copëza nga postimet në rrjetet sociale, ajo po punon për këngën e saj të rradhës.

Ditë të arta Luana po shijon edhe në jetën e saj private. Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës.

Dyshja është një ndër çiftet më të pëlqyera, por edhe më hermetike në shoëbizzin shqiptar, duke preferuar që ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, madje mundësisht duke e shijuar lirshëm vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por prapë në rrjetet sociale nuk kanë munguar foto nga kjo dyshe. Shpesh ata janë përfolur për një ndarje, duke qenë një nga çiftet me statusin më të ndryshueshëm. Disi largësia dhe disi xhelozia ka bërë që Luana dhe Krenari shpesh të kalojnë kohë edhe të ndarë.

 

 

Por mesa duket gjithçka i përket të shkuarës dhe tanimë dy të rinjtë kanë konsoliduar këtë raport dhe janë gati për hapin e rradhës. Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30 vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar.

Bëhet me dije se showgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator. Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na pretet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format