Detaje nga përplasja me armë në ish-Bllok, dy persona të plagosur përfundojnë në spital


Detaje të reja janë zbuluar nga përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut në mesnatë. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se dy persona janë plagosur në zonën e ish-Bllokut, njëri me armë zjarri i plagosur në këmbë dhe tjetri me sende të forta.

 

Të dy të plagosurit janë dërguar tek Trauma dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak dyshohet një sherr midis njëri-tjetrit, ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje ngjarjen.


Like it? Share with your friends!