Detajet nga vrasja e Pllanajt/ Sekuestrohen 2 celularët e gjetura në makinë, pritet zbërthimi i bisedave


Detaje të reja kanë dalë nga atentati i dy ditëve më parë ndaj Bardhok Pllanajt. Laboratori shkencor po nis hetimet e për provat e gjetura dhe se mësohet se shpresa për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, janë 2 celularët e gjetura në telefonin e Pllanajt.

Në automjetin “Range Rover”, me targë AA531ZY, të viktimës Bardhok Pllanaj policia sekuestroi 2 aparate celulare, të cilat do të zbërthehen për të parë komunikimet e fundit të viktimës, pasi nuk përjashtohet mundësia që ta kenë nxjerrë në pritë. Për këtë do t’i kërkohet kompanive të telefonive tabulantet e bisedave.

Sipas Neës 24, dyshohet se autorët e kanë gjurmuar viktimën para vrasjes, kanë ndjekur lëvizjet e tij, si dhe kanë reaguar në momentin kur ai ka qenë vetëm në makinë.

Para ngjarjes viktima së bashku me bashkëshorten ka qenë në Shkodër, pranë spitalit për të vizituar një të afërm. Më pas, janë kthyer në shtëpi. Pasi ka lënë të shoqen, ka dalë nga banesa dhe pak metra më tej është qëlluar për vdekje.

Sakaq mësohet se makina e përdorur nga atentatorët ka qenë vjedhur. Kjo ka rezultuar nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës, mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë. Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, burimet bëjnë me dije se ka rezultuar që autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti përpara se të kryhej krimi, 50 metër larg banesës së 46-vjeçarit Pllanaj.

Pas vrasjes makina u gjet e djegur brenda së cilës policia gjeti 2 armë zjarri automatikë model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja. Armatimi i gjetur në makinën e shkrumbuar pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, shpresën e gjetjes së ndonjë prove.

gsh/


Like it? Share with your friends!