Dhunon fëmijën e mitur në çerdhe, nën hetim 61 vjeçari


Një 61 vjeçar, punonjës në një çerdhe private në qytetin e Durrësit, mësohet se po ndiqet penalisht nga policia, në gjendje të lirë, pasi akuzohet se dyshohet se ushtronte dhunë ndaj një fëmije të mitur. Ndërkohë që sipas policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

 

U procedua penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!