Diell, por temperatura ende të ulëta, ja parashikimi i motit për sot


Ndonëse, pak më të larta se dje, temperaturat në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të ulëta edhe për ditën e sotme. Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 24°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

 


Like it? Share with your friends!