Dita e hene do te nis me 1 lajm te mire/ Ky eshte horoskopi i detajuar i dates 7 Dhjetor 2020


Dashi

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Dite jo e mirë kjo e sotmja për të gjithë ju. Nëse keni një lidhje, debatet do jenë mënyra e vetme e komunikimit dhe për asnjë moment nuk do ndiheni të qetë. Mbrëmja në vend që të ngrohet do bëhet edhe me problematike dhe e zjarrtë. Ju beqarët ka mundësi të ndërmerrni shumë rreziqe për të ndryshuar statusin dhe ky do jetë një gabim me pasoja. Në punë asgjë nuk do ju trembë dhe do guxoni të provoni edhe gjëra në dukje të pamundura. Paratë do mbeten të mira për shkak të kujdesit, por edhe për shkak të mbështetjes së të afërmve.

Demi

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe do dëshironi e do refuzoni të jetoni në një ambient të mbushur me debate e probleme. Ju të dashuruarit do jeni shumë të logjikshëm dhe do arrini të mbani një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin. Në fakt edhe ai do tolerojë dhe do mundohet t’iu shprehë ndjenjat sa më shumë. Nëse jeni beqarë nuk do keni flirte dhe aventura kalimtare, por do afrohen me shume me një person që ka kohë që ju studion dhe kërkon lidhje serioze me ju. Sipas Dritare.net, në punë ka rrezik të ndiheni nën trysni për shkak të rivalitetit dhe arritjeve të mëdha të kolegëve. Financat do përmirësohen nga fitimi i një lotarie.

Binjakët

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Marsi dhe Mëruri do jenë aletatët tuaj sot. Dita do jetë e mbushur me aksion, shpresë dhe rezultate fantastike. Nëse jeni në një lidhje nuk do kaloni aspak vështirësi, përkundrazi do merreni vesh mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica për të ruajtur marrëdhënien plot ngjyra. Mbrëmja do jetë momenti më i përshtatur për të shprehur ndjenjat. Ju beqarët do jeni disi të ftohtë dhe nuk do pranoni të dilni me çdo person. Në punë do kaloni një ditë dinamike, plot të reja, me lodhje, por edhe me kënaqësi. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq.

Gaforrja

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot do i keni idetë shumë të qarta dhe do flisni sinqerisht me të gjithë ata që ju rrethojnë, Nëse keni një lidhje nuk do i shmangni dot debatet e vogla, por ato do jenë pa pasoja. Një marrëdhënie është e bukur pikërisht sepse nuk ka gjithë kohës qetësi absolute. Ju beqarët do bëni shumë përpjekje sot dhe do arrini të gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do filloni të afroheni me një koleg të ri, por që ka shumë njohuri dhe dhunti. Ai do iu japë edhe disa ide se si mund të zgjidhni disa çështje të mbetura pezull. Për financa me të mira mos e hapni shumë xhepin e shpenzimeve sepse do i vuani gjatë pasojat.

Luani

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot shumë gjëra do ndryshojnë për ju dhe do modifikoni edhe prioritetet. Ka mundësi që te fillojë një tjetër ritëm për jetën tuaj. Nëse keni një lidhje. Partneri do jetë shumë orator dhe me pak veprues. Është tipi i tij, mos mendoni se ai ne te vërtetë nuk ju do. Ju beqarët do keni të tjera pikësynime dhe nuk do ndiheni ende në momentin e duhur për të joshur dikë. Në punë do keni probleme me autoritetin e të tjerëve. Nuk do duroni dot që dikush t’iu japë urdhra dhe jo gjë mund te krijoje here pas here debate. Financat do dobësohen paksa, por kjo gjë nuk duhet t’iu alarmojë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo. Nëse keni një lidhje do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Do dini çfarë të bëni që marrëdhënia juaj të kalojë në ekstazë. Ju beqarët duhet ta mbroni pak veten nga disa persona intrigues dhe të bëni më shumë përpjekje për të joshur personat e qetë dhe pak të turpshëm. Në punë mund të rrini edhe me orë shtesë dhe të jeni më të ngarkuar, por rezultati final do ju kënaqë pafundësisht. Gjendja financiare do jetë goxha e kënaqshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot do jeni me humor shumë të mirë dhe do e merrni jetën pozitivisht. Nëse keni një lidhje, pavarësisht disa keqkuptimeve të vogla që mund t’iu ndodhin gjatë mesditës, mbrëmja ka për të qene e bukur dhe e mbushur me emocion. Aq sa do jepni edhe do merrni. Ju beqarët mos e lëshoni veten menjëherë edhe sikur dikush t’iu pëlqejë shumë sepse të tjerët mund të talleni më ju. Në punë do jeni fantastikë dhe mjaft produktivë. Çdo sfidë që do ndërmerrni do e përfundoni me sukses. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të shkëlqyera, por ju do dini çfarë masash të merrni për t’i përmirësuar.

Akrepi

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot duhet të bëni çdo përpjekje të mundshme që jeta të ecë sa më mirë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni sakrifica ekstreme nga partneri dhe as premtime boshe. Më mirë merrini gjërat sa më shtruar dhe qëndroni me këmbë në tokë. Nëse ende nuk keni një partner në krah përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot sepse kjo do jetë dita juaj. Në kompaninë ku punoni do jeni ju ata që do keni arritjet më të mëdha dhe lavdërimet e shefave do ju bëjnë shume krenarë për veten. Buxheti ka për të qeni i mjaftueshëm sa për të mos pasur vështirësi.

Shigjetari

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Do jeni shume pozitivë gjatë kësaj dite dhe do doni të ecni përpara me ritme të shpejta. Kujdes vetëm mos ëndërroni shumë sepse mund të lëndoheni. Nëse keni një lidhje do jeni më të vendosur për të hedhur hapa dhe do keni një vizion shumë më të qartë për jetën. Përherë do flisni me të vërteta dhe nuk do lindin konflikte. Nëse jeni beqarë mos e humbni shpresën për asnjë moment edhe sikur të merrni refuzime. Në punë shikojini mirë adresat e email-ve sepse mund të keni një surprizë fantastike. Dyer të tjera do ju hapen në karrierë. Në planin financiar do gjeni zgjidhjet me të mira për problemet që keni pasur.

Bricjapi

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot duhet të mësoni të bëni zgjedhje. Marsi do ju nxitë të jeni më largpamës, por gjithsesi do ndiheni të pasigurt dhe mund të hezitoni. Nëse keni një lidhje mëngjesi dhe mesdita do jenë të mbushura me divergjenca të njëpasnjëshme, pjesa më ë madhe të shkaktuara nga disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Merrni në dorë frenat dhe vendosini pikat mbi ‘’i’’. Ju beqarët edhe do josheni nga dikush edhe nuk do doni ta humbisni lirinë. Do jeni të pavendosur. Në punë do ju ndihmojë një familjar për të kaluar disa vështirësi. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as katastrofike.

Ujori

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite duhet të ndryshoni patjetër sjelljen për të shmangur sa më shumë problemet. Nëse keni një lidhje dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Shprehni çdo gjë që mendoni pa dorashka madje bëni edhe ndonjë kritikë pa pasur frik se mos lindin probleme. Po e dëgjuat tjetrin dhe po e mbështetët ai do iu ofrojë botën. Ju beqarët do jeni inteligjentë dhe do e dini mirë se cilin person të joshni për të pasur një të ardhme të ndritur. Në punë do dini gjithmonë si të veproni dhe si të mbroni interesat tuaja. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe menaxhimin do e bëni me seriozitet të madh.

Peshqit

Horoskopi i datës 7 dhjetor 2020

Sot nuk do ju mundojë për asnjë moment dinamizmi dhe jeta profesionale do jetë më e privilegjuara nga të gjitha. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do krijoni asnjëherë situata të pakëndshme. Monotoninë dhe rutinën do e mbani gjithë kohës larg marrëdhënies që keni krijuar. Ju beqarët do keni dëshira të papërmbajtshme dhe mund të nxitoni të hidheni në krahët e dikujt pa e njohur mirë. Në punë çdo gjë do marrë një tjetër kuptim. Do hidhni hapat e duhura kurdoherë dhe të gjithë do ju marrin si shembull. Në planin financiar do guxoni shumë, do rrezikoni, por do ja dilni mbanë.


Like it? Share with your friends!