Durrës – AKU bllokon 27 ton mish pule nga Brazili, ishte me salmonelë


Një sasi prej më shumë se 27 ton mish pule i importuar nga Brazili është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ngarkesa me mish ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë, duke e bërë atë të papërshtatshëm për konsum. Pavarësisht prodhimit vendas, tregu shqiptar vijon të importojë sasi të konsiderueshme mishi. Gjatë muajve të parë të këtij viti, në vend kanë hyrë më shumë se 5 000 ton mish i llojeve të ndryshme dhe rreth 180 ton prej tyre kanë rezultuar të kontaminuar.


Like it? Share with your friends!