Stina e reshjeve është fare pranë tashmë dhe banorët e një zone, në Plazhin e Durrësit, kujtojnë problemet me të cilat ata përballen çdo vit për shkak të gjendjes në të cilën është rruga përgjatë shtëpive të tyre. Vite më parë, zona e tyre preferohej nga pushuesit, të cilët akomodoheshin aty për shkak të qetësisë që kishin, ndërsa tani një gjë e tillë nuk ndodh më. Nga ana tjetër, në rast reshjes, gjithçka atje mbushet me ujë, duke e bërë situatën edhe më të vështirë.
Durrës – Ankohen banorët, mungesa e infrastrukturës u mohon të mirat e bregdetit
