Durrës – Fëmijët e rrugës, program edukues dhe integrues në shkollë


Nuk janë të pakta rastet kur fëmijët detyrohen të punojnë, siç nuk janë të pakta edhe rastet kur fëmijët shfrytëzohen nga më të rriturit, dhe ky fenomen prek më së shumti shtresat më të varfëra të shoqërisë. Me qëllimin që fëmijë të tillë të ndihmohen, por edhe të përgatiten për t’iu bashkuar sistemit arsimor, Qendra Komunitare Multifunksionale, e ngritur në zonën e NISH Tullës, në Shkozet të Durrësit, ka zbatuar një projekt, ku këtë verë ka mirëpritur më shumë se 50 fëmijë të komunitetit rom, duke i larguar ata nga rruga dhe duke i integruar në shoqëri.


Like it? Share with your friends!