Dy persona janë arrestuar ga efektivët e policisë Durrës, për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënave të tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër-mbrojtje.
- K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.