Durrës/ Ushtruan dhunë fizike ndaj nënave të tyre, arrestohen dy  djemtë


Dy persona janë arrestuar ga efektivët e policisë Durrës, për shkak se  kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënave të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Sh., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër-mbrojtje.     
  2. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 


Like it? Share with your friends!