Dy shenjat më me fat për sot, e martë 1 shtator 2020


LUANI

 

Gjatë kësaj dite do ju duket sikur do kapni qiellin me dorë dhe do ndiheni më të përmbushur. Nëse jeni në një lidhje do keni momente të mbushura me emocione të forta, si pozitive ashtu edhe negative. Jo gjithmonë do jeni në humor dhe në disa momente mund të keni edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do joshni cilindo që do pëlqeni. Në planin financiar nuk do jetë nevoja të sforcoheni shumë pasi do e arrini shumë shpejt qëllimin përfundimtar. Bëni pak më shumë durim dhe do dilni të fituar. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që ju t’i shpenzoni menjëherë paratë që do merrni.

 

PESHORJA

 

Ditë me shumë aksion do jetë kjo e sotmja për ju kështu që përfitoni sa më shumë. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa të mundeni çdo moment për t’ia shprehur edhe më tepër ndjenjat partnerit tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme. Ju beqarët edhe pse do bëni të pamundurën nuk do arrini dot ta realizoni takimin që keni ëndërruar. Në punë ka mundësi që të merrni frytet e gjithë mundit dhe djersës që keni harxhuar. Edhe marrëdhëniet me kolegët e shefat do mund të përmirësohen. Sipas Dritare.net, buxheti do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do silleni me paratë. Po shpenzuat kuturu gjendja do dobësohet tej mase.


Like it? Share with your friends!