Dy shenjat më me fat për sot, e martë 6 tetor 2020


GAFORRJA
Intuita do ju çojë në rrugën e duhur gjatë kësaj dite dhe gjërat do ju realizohen ashtu si dëshironi. Do ju duhet vetëm pak më shumë durim për të arritur majat. Nëse jeni në një lidhje do influencoheni mjaft nga disa planetë. Do merrni edhe vendime të rëndësishëm për të ardhmen. Nëse ende nuk keni krijuar një lidhje do jeni pak të paduruar për të takuar dashurinë dhe kjo mund t’iu bëjë të gaboni. Mos u nxitoni për asgjë nëse doni që të arrini lumturinë. Në punë nuk do ketë më tension dhe çdo gjë ka për t’iu ecur shumë mirë. Mund t”iu rritet edhe rroga. Një surprize iu pret në planin financiar. Papritur do merrni vesh se do përfitoni një trashëgimi.

VIRGJERESHA

Komunikimi do ju nxjerrë edhe nga situatat më të vështira gjatë kësaj dite. Nuk do jetë nevoja as të jepni shpjegime te detajuara. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Marrëdhënia juaj do jetë më e qëndrueshme dhe do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqarët do jeni mahnitës dhe do e bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë merrni kohën e duhur për të bërë zgjedhje dhe flisni me ekspertët. Vetëm ashtu do ecni në rrugën e duhur. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar dhe do keni shumë fat. Përfitoni sa më tepër, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.


Like it? Share with your friends!