Dy shenjat më me fat për sot, e mërkurë 30 dhjetor 2020


LUANI
Sot do jeni shumë të kujdesshëm për veten dhe për ata që doni. Nuk do lejoni askënd t’ua prishë imazhin ju dhe personave të zemrës. Nëse keni një lidhje, planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës marrëdhënien. Nga ana tjetër ata do ju nxitin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy palët do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen dhe do ndiheni të plotësuar. Jeta profesionale nuk do ecë ashtu si do dëshironit megjithatë probleme serioze nuk do ju dalin. tregohuni vetëm pak më të logjikshëm dhe të duruar. Sektori i financave do jetë mjaft konfuz. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi pasi nuk është koha për të rrezikuar.
UJORI
Do tregoni shumë kujdes për imazhin tuaj gjatë kësaj dite dhe për këtë mund të vendosni të mbani larg disa persona të dëmshëm. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë plot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Bëni vetëm kujdes mos këto emocione iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dike që e njihini prej kohesh, por që kurrë nuk e keni pasur qejf. Në punë dita do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem serioz. Vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni gjatë para se të veproni. Në planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po të kishit më shume para do shpenzonit më shumë.


Like it? Share with your friends!