E kapin për ngacmim seksual por i gjejnë drogë në Tiranë.


Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se përndiqte një vajzë të mitur. Në pranga u vu shttasi Klauden Muçogllava nga Tirana.

Policia sqaron se: Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit


Like it? Share with your friends!