E presin jashtë takimit qindra persona në rrugë/ Lulzim Basha: Do të konfiskojmë të gjitha pasuritë e pushtetarëve të korruptuar


Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim në qytetin e Durrësit, është pritur nga qindra qytetarë. Përpara tyre, Basha tha se kudo në Shqipëri po ndihet ndryshimi.

Ai theksoi ndër të tjera se PD do të konfiskojë të gjitha pasuritë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre.

“Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, banore dhe banorë të Durrësit dhe Durrësit të ri, faleminderit për mbështetjen tuaj! Për më shumë se një orë kam bashkëbiseduar me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të Durrësit të ri, brenda këtu, ja ku janë disa prej tyre. Dhe prej më shumë se një orë bashkëbisedim nuk na është ndarë brohoritja dhe entuziazmi juaj! Shprehja më e qartë e padurimit të Durrësit dhe të durrsakëve për ndryshimin që po vjen më 25 prill për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë. Vëllezër dhe motra, unë e di se problemet e mëdha që kanë pllakosur në familjet tuaja, janë shumëfishuar për 8 vite, se kriza e këtyre 8 viteve është rënduar nga tërmeti dhe pandemia dhe se shteti nuk ka qenë asnjë ditë në krahun tuaj, por gjithmonë kundër jush! Se kryeministri në ikje, kurrë nuk ka parë mundësinë për t’ju ndihmuar dhe për t’u trajtuar si qytetarë dinjitoz e taksapagues të ndershëm të këtij vendi. Vuajtja juaj, vuajtjet tuaja, vuajtjet dhe sfidat e baballarëve dhe nënave, shqetësimi për fëmijët tuaj ka qenë motivimi sa herë kam qenë në shtëpitë tuaja, sa herë kam biseduar me sipërmarrjen dhe biznesin e vogël apo fermerët e kësaj zone. Më ka motivuar dhe na ka motivuar për një program realist, zgjidhjesh, e për të na dhënë ne qeverisjen e re që do të vijë me votën e shqiptarëve më 25 prill!”, tha kryedemokrati.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format