Ekonomi/ Rriten importet per grurë, vaj, sheqer, fruta, sapunë dhe barna


Pandemia ka ndryshuar profilin e konsumit e për rrjedhojë edhe të importeve. Drithërat, vajrat, sheqernat, frutat dhe produktet farmaceutikë shënuan rritjen më të madhe importeve në vlerë, në 6 muajt e parë të vitit, në krahasim me janar-qershor 2019, teksa para pandemisë zakonisht rritja shkaktohej nga karburantet, makineritë dhe pajisjet etj.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në janar-qershor, importi i drithërave shënoi rritjen më të madhe në vlerë me 6.2 miliardë lekë gjithsej me një rritje 25 për qind në raport me 6-mujorin 2019. Zgjerimi i importit të drithërave u nxit nga një rritje e pazakontë e konsumit në muajin e parë të karantinës. Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, tha se, në fillim të pandemisë dhe me aplikimin e masave kufizuese, tregu i brendshëm u përball me një kërkesë të fortë për miell. Në mes të marsit tregu i brendshëm u përfshi nga një panik që u shoqërua me një kërkesë të pazakontë për miell. Fabrikat vendase kishin rezerva të mjaftueshme për të përballuar këtë kërkesë, por ndërkohë krijimi i rezervave të reja për të përballuar një kohë më të gjatë ndikoi në rritjen e importeve edhe pas heqjes së kufizimeve.

Për të njëjtat shkaqe është rritur edhe importi i produkteve të tjera si vajrat, sheqernat dhe frutat. Qytetarët të përfshirë në panik në fillim të pandemisë gjatë gjysmës së parë të muajit mars bënë blerje jo të zakonta të ushqimeve, nga frika e mungesës së produkteve në treg. Shumica e qytetarëve blenë furnizime të tilla si vaj, makarona, sheqer dhe oriz dhe miell për më shumë se 6 -muaj, pohuan shitësit e pakicës në njësitë e vogla tregtare. Kjo kërkesë e lartë ka nxitur importet e vajrave të cilat u rriten 806 milionë lekë ose 36% më shume se, 6-mujori i parë i vitit 2019.

Më tej rritje në vlerë shënuan edhe sheqernat, me 634, 5 milionë lekë ose 40% më shumë rritje se një vit më parë në këtë periudhë.

Siç pritej produktet farmaceutike shënuan rritje sidomos në disa artikuj që lidheshin me kërkesën pandemike të tilla si vitaminat suplementet, veshjet mjekësorë dhe maskat. Në 6 mujor u importuan 411 milionë lekë më shumë produkte farmaceutike ose 3.8%.

Merita Sheqi, administratore dhe sipërmarrëse e kompanisë Rejsi Farma, tha se pandemia zhbalancoi kërkesën, e cila u rrit tepërmi për suplemente, pajisje mbrojtëse, si maska dhe doreza, dhe ra ndjeshëm për produktet bazë të farmaceutikës që shërbejmë për trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve.

Giza dhe çeliku gjithashtu pësuan rritje të importeve në vlerë me 385 milionë lekë ose 2.8 % më shumë se vitin e kaluar. Burimet nga kompania prodhuese e çelikut, Kurum, pohuan se bursat e metaleve mbeten shumë dobët dhe çmimet kanë shënuar ulje, kjo e ka ndikuar negativisht kompaninë në tregun e brendshëm, pasi në maj-qershor ka hyrë më shumë hekur nga importi, sesa ka shitur kompania (në qershor është gjallëruar tregu i brendshëm i ndërtimeve).

Rrite shënoi edhe importi sapunëve dhe preparateve larës me një vlerë 360 milionë lekë më shumë se vitin e kaluar me një rritje 10.2%. Rritja e kërkesës për më shumë higjena nga pandemia ka ndikuar shpenzimet e larta të importit për këto artikuj.

Në të kundërt importet me uljen më të madhe në 6-mujor ishin karburantet me rreth 14 miliardë lekë më pak se në vitin 2019. Gjithashtu rënia ishte e madhe edhe për mjetet e transportit, makineri dhe pajisje, veshje etj..MONITOR


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format