EMRI/ Përplasen dy motorë në Peqin, vdes në vend 49-vjeçari, një tjetër plagoset rëndë


Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Peqin. Mësohet se Shabani, po udhëtonte me një motor, në momentin që është përplasur me një tjetër motor.

PEQIN– Një 49-vjeçar i identifikuar si Ilirian Shabani, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Peqin. Mësohet se Shabani, po udhëtonte me një motor, në momentin që është përplasur me një tjetër motor.

Për pasojë 49-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i motorit tjetër është plagosur rëndë. Aktualisht, ai ndodhet në spital, dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, por dyshohet se përplasja fatale ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonin dy drejtuesit e motorëve.

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Like it? Share with your friends!