Endriti sjell ” Kentia ” unik në stil e këndim


Pasi kishte mjaft komente pozitive dhe kënga ” Esia ” u prit mjaft mirë, ai po ecën me hapa të sigurt falë edhe zhanrit dhe stilit të veçantë që ka. Dhe tashmë sapo ka publikuar projektin e tij muzikor të pestë me rradhë me titull ” Kentia ” dhe duket vërtet jo vetëm unik por një super projekt. E nëse menjëherë klikoni tek ky titull apo në linkun më poshtë e kuptoni se bëhet fjalë për artistin Endriti, ku producent i tij mësojmë se është Lo-Ed, melodinë e ka punuar së bashku me të, tekstin vetë këngëtari dhe klipi mjaft special nga Ctrl Zebra Production ku në kamer ishte Elia Plaino e foto e regji të xhirimeve Anna Rinaldi, pra një super produksion i huaj dhe produkti mjaft i mirë. Idea se pse kënga këndohet sa në shqip dhe në anglisht është se muzika dhe gjuha shqipe duhet të arrijë kudo dhe një miks me gjuhën angleze ka shumë funksion. Kujtojmë se Endriti me këtë këngë i ka kaluar dy audicionet Nokep Tv Generation në Itali që nga ky talent show ai që fiton merr një kontratë diskografike nga Sony Music Italy.

Ndërsa mësojmë se në Romë Endriti në semifinale do të konkurojë me një cover që kujdeset gjithmonë Lo-Ed me titull Gimme nga Abba, si dhe një tjetër këngë e re me titull ” Gorg ” sërish punuar nga Lo- Ed. Ndërsa në klipin më të ri ” Kentia ” vihet re edhe performanca e jashtëzakonshme jo vetëm shqiptarit me origjinë nga Malisheva por që ka lindur dhe jeton në Itali Endritit, por aty kërcejnë dhe dy kërcimtarë profesionistë të cilët janë bashkë studentët e Akademisë Kombëtare të Baletit në Romë, ku së bashku kanë përfunduar studimet aty dhe të tre sjellim një super kërcim profesional.


Like it? Share with your friends!