“Është vetëm e imja” Bieta sapo na trgoi se kush është konkurrent më i fortë i Albanit


Bieta Sulo ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa momente mjaft të këndshme me familjen!

E ndodhur pranë djalit të saj Kroi dhe bashkëshortit Alban Dudushi, moderatorja ka dashur të tregojë sesi duken darkat e tyre, kur pas një dite të lodhshme në punë mblidhen të gjithë bashkë. Megjithatë qëllimi i fotove është më i këndshëm se kaq, pasi po të shohësh Kroin në foto duket sikur ai përqafon Bietën, për t’i thënë të atit që mami është e tij.  “Po t’i shohësh të gjitha fotot, e kupton edhe diçiturën e këtij postimi. Mama është e imja, apo jo?”, ka shkruar Bieta krah fotove. Vogëlushi është shumë i lidhur me të ëmën dhe Bieta ka treguar shpesh herë që e ka të vështirë të shkëputet prej tij për shkak të punës. Kroi mbushi 3 vjeç në maj dhe moderatorja ka treguar se së shpejti mund ta bëjë edhe me një motër të vogël! Epo deri atëherë, ledhatimet janë vetëm për Kroin!

 


Like it? Share with your friends!