Festa e Krishlindjes, urimet nga figurat politike dhe qeveritarët në vend


Ardhja në jetë e birit të Zotit, Krishlindja, këtë vit për shkak të pandemisë së COVID-19 në Shqipëri si kudo në botë është festuar ndryshe. Pa mesha dhe ceremoni të mëdha, me drekën tradicionale vetëm  brenda familjes së vogël, ka kaluar këtë vit kjo Krishlindje. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale kanë uruar gjithë besimtarët këtë vit qeveritarët dhe politikanët shqiptar. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook, kryeministri Edi Rama ka shkruar  “Gëzuar”, në një foto ku shihet një fëmijë me një çelës në dorë.

MIRËMËNGJES

dhe #ZotiBekoftëShqiptarët, shkruar Rama.

Me anë të një postimi të gjatë, shkruan në faqen e tij zyrtare në FaceBook, ka uruar besmitarët, por dhe gjithë shqiptarët për festën, presidenti Ilir Meta.

“Krishtlindja, është një ditë e veçantë, e shënuar për besimtarët e krishterë dhe një festë e bukur për mbarë popullin shqiptar. Me shumë dashuri, përulësi, pa egoizëm dhe arrogancë acaruese, pa lakmi, zhurmë dhe fjalë të kota, t’u shërbejmë qytetarëve dhe të transmetojmë mirësi e shërbim nga njëri tek tjetri, në të gjithë shoqërinë dhe Shqipërinë tonë të dashur, familjen tonë të përbashkët.

Urim të veçantë kam sigurisht për yjet më të bukur dhe të shndritshëm të kësaj Krishtlindje, fëmijët, veçanërisht ata të cilët lindin këtë vigjilje, si dhe për prindërit e tyre të mrekullueshëm, që sot festojnë disafish më shumë se ne.

PËR SHUMË VJET GËZUAR KRISHTLINDJEN! , shkruan ndër të tjera Meta.

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!

Kjo Krishtlindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara”,  është ky një pjesë nga  urimi që ka përciell me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook, kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Shoqëruar me një foto me bashkëshorten e tij, Liri, ish kryeministri i vendit dhe ish kryetari i PD, së Sali Berisha ka përciell gjithashtu urimin e tij .

“Miq, besimtaret e krishtere ne Shqiperi dhe kudo ne bote festuan mbreme naten e lindjes se Krishtit Mbret, Hyjit, burrit qe me fuqine e tij hyjnore ndryshoi boten dhe njerezimin. Le te urojme se bashku te dashur miq qe magjia e kesaj feste te shnderrohet ne frymezim, mbaresi dhe suksese per secilin prej nesh, per çdo shqiptar qe Krishtlindjet e tjera me mire te na gjejne”, shkruan ai.

 

 


Like it? Share with your friends!