Florian Binaj revoltohet me ndjekësit, poston foton e analizave për koronavirusin: Jetoni jetën tuaj dhe kërkojini llogari vetes!


Aktori i humorit Florian Binaj duket se është revoltuar me ndjekësit në rrjetet sociale që e pyesin vazhdimisht për rezultatin e testit të koronavirusit, ndonëse ai tha disa ditë më parë se ka rezultuar negativ. Binaj u infektua me Covid-19 në muajin qershor, por e kaloi sëmundjen pa simptoma dhe në karantinë në shtëpinë e tij. Në rrjetet sociale ai ka postuar sot edhe përgjigjen zyrtare të testit të dytë.

fdgehe4jh.jpg

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, shkruan Binaj.

 


Like it? Share with your friends!