Foto/ Ilir Meta jep dekorata edhe për restorantin e mishit në Shkodër


Presidenti Ilir Meta nuk di të ndalet përsa i përket dhënies së dekoratave, së fundmi ai ka dekorruar një restorant në Shkodër.

Nga data 12 prill 2018 deri më sot, Presidenti Ilir Meta ka dhënë rreth 500 dekorata dhe tituj me dekrete të posaçme. Meta ka dekoruar edhe institucione, klube futbolli, radio, shoqata të ndryshme, ekipe të zjarrfikësve, korporata, ekipeve të shpëtimit në miniera etj. 

Kreu i shtetit po jep i jep titullin e vlerësimit “Mjeshtër i Madh” dhe pronarëve të restorantëve. Vlerësimi i radhës së kreut të shtetit është ai për lokalin në Shkodër “Traditë Gegë&Toskë”.

Po një javë më parë, presidenti dha vlerësimin edhe për bar restorant “Freskun” në Tiranë. Motivi i titullit është “Për mjeshtërinë e lartë në artin e gatimit, cilësi të dalluara administrative si dhe në kontributrin e vyer në drejtimin dhe nxitjen e turizmit kulinar. Restorant “Fresku” që drejtojnë me shumë talent është simboli i përsosmërisë në biznes e frymëzues në çdo hollësi. Karakterizohet nga eleganca, klasi dhe cilësia duke mbetur zgjedhja ideale e gjithkujt”.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format