Franca heq totalisht kufizimet antiCOVID-19 duke filluar nga 3 maji


Kryeministri francez Jean Castex foli për lehtësimin gradual të masave të marra për të luftuar pandeminë, me kufizimet në lëvizje që do të hiqen gjatë ditës duke filluar nga 3 maji, si edhe me rihapjen e bizneseve jothelbësore rreth mesit të majit.

“Kulmi i valës së tretë të epidemisë duket pas nesh, me një rënie të vërtetë të qarkullimit viral për dhjetë ditë”, tha Castex në një konferencë shtypi. “Franca gjithashtu ka arritur majën e valës së shtrimeve në spital dhe ne mund të shpresojmë për fillimin e një zbritjeje brenda pak ditësh”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi s e lista e lehtësimeve nuk është e fiksuar përfundimisht, ajo do të shoqërohet nga kushte të veçanta, nëse është e nevojshme territoriale, të cilat do të evoluojnë nëpër faza. Në lidhje me shkollat, fillimi i vitit shkollor do të jetë ashtu siç është planifikuar: nga e hëna 26 prill në çerdhe dhe shkolla fillore, kurse nga 3 maj për nxënësit e shkollave të mesme dhe larta.

Epidemia COVID-19 duket se është në rënie në Francë, por shumë ekspertë shëndetësorë paralajmërojnë për brishtësinë e rënies, duke qenë se edhe presioni në sistemin shëndetësor mbetet i fortë, me 30 634 pacientë të shtruar në spital, përfshirë gati 6 000 në kujdes intensiv, sipas shifrat e fundit.

 

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format