Gjobat për kuponin tatimor. Ja sa e ha klienti.


Në tre ditët e para të aksionit antiinformalitet  në të gjithë territorin e vendit janë kontrolluar rreth 1400 biznese. Grupet e kontrollit i kanë kushtuar rëndësi dhënies së kuponit tatimor. Në  mungesë të tij qytetarët  mund të gjobiten me 1 mijë lekë  ndërsa bizneset me 50 mijë lekë për mos lëshim siç ishte rasti i një biznesi në kryeqytet.

Ndërkohë nga kontrollet e realizuara është  konstatuar se  shumë prej bizneseve e tejkalojnë xhiron prej 5 milion lekësh ndërkohë që janë deklaruar biznese të vogla.

Në total janë konstatuar 373 biznese të tilla. Plani i veprimit në terren përfshin 78 zona në të gjithë territorin, me 95 grupe që kanë vijuar aksionin për verifikime të tatimpaguesve të paregjistruar në QKB dhe në organin tatimor, verifikim të përdorimit të pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, verifikimin e deklarimit të punonjësve në organet tatimore, si dhe verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave në subjekte të tjera.


Like it? Share with your friends!