Hëna e parë e plotë për vitin 2021; Ja se si do të ndikojë tek të gjitha shenjat e horoskopit


Gjërat janë gati të bëhen intensive, sepse kulmi hënor i sezonit të Demit ndodh të jetë edhe super-hëna e parë e vitit. Hëna e plotë e prillit 2021 ka në qendër të vëmendjes sekretet dhe dobësitë tona më të thella, duke na ndihmuar të përballemi me të vërtetën dhe të zotërojmë fuqinë tonë. Kjo hënë e ashpër do të “tronditë” botën tonë, kështu që të dini se si hëna e plotë e prillit 2021 do të ndikojë në shenjën tuaj është një domosdoshmëri.

 

Dashi: Kjo hënë e plotë po ju godet drejt në emocione, kështu që është në rregull të jetoni ca kohë larg nga përgjegjësitë për të kuptuar më mirë veten. Kjo është një kohë e mirë për të gërmuar thellë dhe për të njohur disa nga shqetësimet tuaja shpirtërore, qofshin këto në formën e borxheve, premtimeve të paprekura ose dinamikës së marrëdhënieve toksike.

Demi: Tani do të kuptoni shumë për marrëdhëniet tuaja me personat e tjerë, prandaj përdorni këtë energji për të kuptuar dinamikën me të tjerët. Lidhjet e nivelit sipërfaqësor nuk ju duhen, prandaj mos kini frikë të jeni të sinqertë në lidhje me ndjenjat tuaja dhe të flisni të vërtetën.

Binjakët: Është koha të bëni një pastrim të thellë të shtëpisë tuaj, orarit dhe rutinës së përditshme. Nëse në jetën tuaj është krijuar rrëmujë -qoftë në formën e grumbujve të rrobave të gjumit ose afateve të humbura , tani është shansi juaj të fshini shpërqendrimet dhe të ktheni produktivitetit. Përdorni hënën e plotë për të aktivizuar etikën tuaj të punës.

Gaforrja: Bukuria po lulëzon në jetën tënde tani, dhe po kështu edhe ndjenja e pasionit , kështu që mbani një mendje të hapur kur bëhet fjalë për mundësi romantike ose çështje të tjera të zemrës. Një përplasje flirtuese mund të kthehet papritur në diçka më të thellë, ose mund të zbuloni se jeni goditur nga një frymëzim i papritur që ju ndihmon të kapërceni një bllok krijues. Sido që të jetë, thuaj po aventurës.

Luani: Kjo hënë e plotë mund të jetë veçanërisht emocionuese për ju, kjo sepse po godet një nga pjesët më të ndjeshme të tabelës tuaj të lindjes. Ju po shihni të kaluarën tuaj për t’ju ndihmuar të përgatiteni më mirë për të ardhmen , që mund të nënkuptojë pajtimin me familjarët, thyerjet e zemrës së kaluar ose drama në jetën tuaj private. Mos u largoni nga të vërtetat në zemrën tuaj.

Virgjëresha: Është koha të tregoni të vërtetën tuaj, pa marrë parasysh sa e prekshme ose intensive mund t’ju duket po ta bëni këtë. Kjo hënë e plotë ju kërkon të shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja më të thella, kështu që është një kohë e mirë për të bërë disa biseda të sinqerta me miqtë. Nuk ka nevojë të mbani gjithçka brenda jush.

Peshorja: Kjo hënë e plotë po sjell ndjenja të thella në sipërfaqe ,por në rastin tuaj po ju ndihmon gjithashtu të përqendroheni në botën materiale përreth jush. Mund të jetë koha e duhur për të patur një ngritje financiare ndaj bëni atë që keni në dorë.

Akrepi: Kjo është një kohë e transformimit për ju, kështu që përqafoni çdo të vërtetë që keni në zemër , pa marrë parasysh sa intensive është ajo. Ndiheni të papërpunuar, të pambrojtur dhe të ngarkuar emocionalisht por gjithashtu do të gjeni një burim të ri të forcës dhe fuqisë personale.

Shigjetari: Kjo hënë e plotë mund të jetë e lodhshme emocionalisht dhe fizikisht për ju, por merreni atë si një shenjë për të kaluar ca kohë vetëm me mendimet tuaja. Nënvetëdija juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka, por mesazhin do ta merrni vetëm nëse i qetësoni gjërat. Kushtojini vëmendje ëndrrave dhe intuitave tuaja.

Bricjapi: Tani është koha të përqendrohemi në vizionet që keni jo vetëm për veten tuaj, por për botën. Kjo hënë e plotë po thekson gjithashtu nevojën tuaj për komunitet dhe lidhje, të cilat mund të ndihmojnë që t’ju shtyjnë jashtë kutisë tuaj dhe të vijnë me ide të papritura. Përqafoni anën tuaj idealiste dhe jokonvencionale.

Ujori: Jeta juaj në punë po zë vendin kryesor në këtë hënë të plotë dhe ju mund të jeni duke arritur një pikë kthese domethënëse në karrierën tuaj. Ashtë një kohë e mirë për të sjellë një projekt profesional. Kjo gjithashtu mund t’ju sjellë një vëmendje të papritur nga të rriturit, prandaj jini të gatshëm të vidhni vëmendjen dhe të tregoni talentet tuaja.

Peshqit: Ju keni qenë në një udhëtim të thellë, kuptimplotë të vetë-zbulimit dhe kjo hënë e plotë do t’ju ndihmojë të merrni frytet e rritjes suaj shpirtërore. Tani është koha të mendoni shumë, të zgjeroni horizontin tuaj dhe të lejoni që njohuritë tuaja të reja të formojnë botëkuptimin tuaj. Jini të sigurt në mënyrat se si keni evoluar.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format