Hidhet nga kati i pestë 50 vjeçari, dyshohet se ishte në gjendje të rëndë depresioni


Policia Vendore në durrës, ka bërë me dije se një 50 vjeçar është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Krujë, ku për pasojë ka ndëruar jetë. Ngjarja ndodhi sot në Krujë, ndërkohë që policia tha se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një gjendje depresioni që vuante 50 vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.11.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, shtetasi A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 


Like it? Share with your friends!