HOROSKOPI date 18 Shtator i detajuar/ Kjo eshte shenja me FAT e dites me parate


Dashi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mos flisni pa menduar dhe pa logjikuar gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur pasoja të rënda. Për ju që keni një lidhje çdo gjë do ecë ashtu si e kishit planifikuar. Komunikimi do jetë i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili të gjithë. Nëse jeni beqarë nuk do ndiheni të lirë të bëni atë që do ndieni dhe ka mundësi të mbeteni sërish vetëm. Në punë matini mirë fjalët që do thoni sepse përndryshe gjithçka do ju bëhet më e vështirë dhe rrugëdalja do jetë e largët. Me shpenzimet do jeni goxha impulsivë dhe ka mundësi të bëni gabime të pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Demi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur se kurrë që t’i bëni gjërat si duhet. Do planifikoni gjithçka e më pas do veproni. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë me shumë gjallëri dhe alegri. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mire. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ta e rëndësishme është te mos ndihen vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë mos u mundoni të kopjoni kolegët, por bëni atë që dini. Po i treguat edhe me të duruar dhe më këmbëngulës keni për të dalë të fituar. Për të menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave të familjareve.

Binjakët

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do ju shkoni dot gjërave deri në fund dhe shpesh do ju duket sikur do mbyteni në një det pa ujë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha delikate. Shpeshherë do keni debate edhe për gjëra elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarëve, edhe sikur vetmia t’iu rëndojë shume, mirë është të mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botës. Çdo hap që do hidhni duhet ta ndieni. Në punë, nëse keni ndërmend të hidhni hapa, bëjini mirë planet në mënyrë që nesër të mos pendoheni për asgjë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm.

Gaforrja

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite nuk do jeni më nervozë, përkundrazi do ndiheni më të sigurt për çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e jashtëzakonshme. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë aq të forta saqë në disa momente do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarëve do ju rrahë zemra më fort nga sa e kishit menduar dhe do filloni një lidhje të begatë. Në punë, rreziku për të bërë gabime do jetë shumë i madh kështu që për çdo hap që do hidhni mendohuni mirë. Nuk do ketë më kthim mbrapa. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni.

Luani

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Entuziazmi dhe alegria do ju pushtojnë gjithë kohës sot dhe gjithçka do ju duket më optimiste. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e kënaqshme. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mund të merrni edhe disa vendime për të ardhmen së bashku. Ju beqarët duhet të bëni kujdes sepse disa persona intrigantë do mundohen t’iu joshin e më pas do i lëndojnë. Në punë do i shtoni dozat e imagjinatës dhe keni për ta parë se sa mirë do ju ece gjithçka. Po vazhduat kështu do merrni edhe një post të ri. Saturni do ju ndihmojë të riorganizoni buxhetin dhe gjendja do normalizohet.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mundohuni ta kontrolloni sa më shumë veten gjatë kësaj dite sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Juve që jeni në një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani më shumë vetë. Merrini gjërat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Ju beqarët do bëni mirë të mos shpërqendroheni shumë, por ta kërkoni personin e ëndrrave në rrethin tuaj shoqëror ose profesional. Në planin profesional do jeni shumë të paduruar dhe mund të inatoseni për gjënë më të vogël. Kontrollohuni sepse shumë shpejt do futeni në telashe të mëdha. Financat do jenë të mira se më parë.

Peshorja

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Tregoni më shumë besim dhe jeta do ju shpërblejë gjatë kësaj dite. Reflektimi do jetë gjithashtu pikë e vyer. Nëse jeni në një lidhje dhe kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjërat do fillojnë të normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Ju beqarët do jeni më pak në ankth dhe ka mundësi që me qetësi të gjeni një person fiks për ta. Për një pjesë gjërat do ndryshojnë menjëherë. Sipas Dritare.net, në punë do merrni një tjetër orientim dhe gjërat do ju ecin më mirë nga sa kishit menduar. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër se më parë sepse gjendja ka për të qenë me të vërtetë delikate.

Akrepi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Ka mundësi që Hëna dhe Marsi t’iu vënë nën trysni gjatë kësaj dite. Shpesh do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë shumë e mirë. Do ndiheni shpesh si të përhumbur dhe aspak në humorin e duhur. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëni për vete secilin person që do pëlqeni. Në punë mundohuni të mos i vononi detyrat që iu janë dhënë sepse përveçse do merrni kritika, do mbeteni edhe shumë më mbrapa nga kolegët tuaj. Shumë gjëra do ndryshojnë për mirë për ju. Në planin financiar nuk do i keni idetë shumë të qarta dhe mund të bëni edhe gabime.

Shigjetari

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të lehta sot. Ju do jeni edhe më të vetëpërmbajtur dhe nuk do reagoni pa u menduar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më tolerantë dhe marrëdhënia me partnerin do vijë duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shumë shpejt do merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Ju beqarët do keni vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Në punë duhet të jeni pak më të duruar që të dilni më të fituar. Çdo gjë do varet prej jush. Në planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu që gjendja do mbetet e mirë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Gjatë kësaj dite do ju konkretizohen shumë nga ëndrrat që keni pasur. Durimi dhe besimi tek vetja do ju ndihmojnë mjaft. Më në fund, pas shumë përpjekjesh, ju të dashuruarit do arrini të rikrijoni një ambient të ngrohtë dhe harmonik. Do jeni më të qetë dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë më të favorshme pasi do realizoni takimet tuaja të ëndrrave. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe sado të mundohen t’iu ndalin, ju do arrini atje ku dëshironi. Buxheti në tërësi ka për të qenë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni pa menduar aspak.

Ujori

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj dite dhe keni për të ecur në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos e lini shumë pas dore atë që keni në krah sepse ai mund të mërzitet dhe mund të kërkojë dikë tjetër. Ju beqarët do keni një ditë te jashtëzakonshme. Më në fund ju do vendosin ta çoni më tej një njohje të kohëve të fundit dhe kënaqësia do jetë e madhe. Në punë mos merrni përgjegjësinë e detyrave të kolegeve që janë me pushime sepse nuk do arrini dot t’i realizoni. Kështu do krijoni dhe një opinion të keq për veten. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë çdo hap hidheni me kujdes në mënyrë që të mos përballeni me të papritura.

Peshqit

Horoskopi i datës 18 shtator 2020

Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të vështira sot dhe shpesh nuk do dini si të veproni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me turbullira. Nuk do ndiheni aspak të qetë dhe në disa momente ngritja e tepërt e zërit do e nxehë tej mase atmosferën. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë e madhe dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do e keni programin shumë të ngjeshur dhe mund të ndiheni disi konfuzë. Organizohuni si duhet sepse ashtu gjërat do jenë më të lehta. Buxheti do influencohet pozitivisht nga yjet dhe do jetë i kënaqshëm.


Like it? Share with your friends!