Horoskopi i muajit DHJETOR nga astrologia Susan Miller/ Kjo eshte shenja me FAT e muajit


DASHI- Siç do ta shihni, dhjetori do të jetë një muaj si askush tjetër. Eklipset te Binjakët dhe Shigjetari janë të reja dhe do t’ju japin shtysë për të udhëtuar, por për fat të keq, vetëm udhëtimet e shkurtra me makinë janë të sigurta për momentin. Do të ketë kohë për të paketuar dhe për t’u larguar, në të ardhmen. Do të theksohen projektet për mediat, me ju si reporter, producent, ose do të theksohen temat që lidhen me punën tuaj. 30 nëntori, vetëm një ditë para fillimit të dhjetorit, solli eklipsin te Binjakët. Është e mundur që motra ose vëllai juaj (ose ndoshta një kushëri) ka sjellë ose do të sjellë lajme në jetën tuaj. Binjakët përqendrohen në komunikim – shkrim, redaktim, të folurit, krijimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit, librave dhe skenarëve etj. Tani le të përqëndrohemi te temat e tjera në dhjetor.

Një udhëtim mund të ndodhë tani, veçanërisht për shkak të mbërritjes së eklipsit diellor, 14 dhjetor. Marsi, udhëheqësi juaj, do të jetë në kënd të mirë me një grup planetësh në shtëpinë e udhëtimeve të largëta, kështu që do kënaqeni, por qëndroni të sigurt. Nëse autoritetet thonë të mos udhëtoni, qëndroni në shtëpi dhe gjeni një mënyrë për të festuar. Eklipsi diellor i Hënës së re më 14 dhjetor në Shigjetar pritet të jetë pozitiv, sepse do të hapë një rrugë të re. Të dy, Binjakët, shenja e eklipsit të parë, dhe Shigjetari, shenja e këtij të fundit, merren me gjetjen e së vërtetës dhe drejtësisë. Marsi, planeti juaj udhëheqës, do të shtrihet drejt Diellit, Hënës së re dhe Mërkurit në mënyrën më miqësore të mundshme, kështu që priten lajme pozitive. Mund të mbani kontakte me njerëz në një distancë të largët, përmes Zoom, emailit dhe telefonit. Çështjet e emigracionit mund t’i keni në mendje këtë muaj dhe me kaq shumë planete të favorshëm, mund t’i rregulloni gjërat. Më 16 dhjetor, Saturni do të largohet nga Bricjapi dhe më 19 dhjetor, Jupiteri do të largohet gjithashtu nga Bricjapi. Bricjapi është një shenjë toke që nuk përzihet mirë me elementin tuaj të shenjës së zjarrit, kështu që ndoshta keni qenë nën një presion të konsiderueshëm për aq kohë sa nuk e mbani mend kur jetën e kishit më të lehtë. Bëhuni gati – kjo do të vijë, i dashur Dash. Jupiteri dhe Saturni do të hyjnë në shtëpinë e njëmbëdhjetë të miqësive, grupeve dhe projekteve humanitare.

Hëna e plotë e 29 dhjetorit do ta përqëndrojë vëmendjen tuaj te shtëpia dhe familja. Mund të jeni duke pritur një prind ose një vëlla/motër në shtëpinë tuaj për pushime. Në të njëjtën kohë, Urani, planeti i befasisë, do të dërgojë një rreze vezulluese në Diell në shtëpinë e dhjetë të famës dhe Hënën në shtëpinë tuaj të katërt që lidhet me shtëpinë. Nëna mund t’ju sjellë një dhuratë të bukur për shtëpinë, dhe në të njëjtën kohë, shefi mund t’ju befasojë me një ngritje bujare në detyrë ose një bonus. Nuk do t’i prisni këto zhvillime dhe kur të vijnë, do të befasoheni. Nëse keni nevojë të lëvizni, do ta bëni në fund të vitit dhe do të ngrini një gotë dolli mes të gjitha kutive të kartonit që keni paketuar, tani në hapësirën e re. Do të jetë një mënyrë emocionuese për të shënuar fillimin e Vitit të Ri, 2021.

DEMI- Ndryshimi është në ajër teksa planetët që lëvizin ngadalë fillojnë migrimin e tyre historik në pjesë të reja të tabelës tuaj. Karriera do të marrë një rëndësi të madhe ndërsa Saturni kalon te Ujori, shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, më 16 dhjetor për një qëndrim tre-vjeçar. Kjo është hera e parë që Saturni vendoset në këtë shenjë që nga shkurti 1991. Deri në mars 2023, do t’ju jepet një mundësi e shkëlqyer për të provuar aftësitë dhe talentet. Nuk do të jetë një sfidë e lehtë, sepse rruga do të jetë e mbushur me probleme. Këto testime do t’ju ndihmojnë të mësoni dhe të provoni vlerat tuaja. Jupiteri do të shoqërojë Saturnin në të njëjtën zonë të tabelës suaj, duke hyrë në 19 dhjetor, dhe Jupiteri, duke qenë planeti me fat, do t’ju mbrojë gjatë gjithë vitit 2021. Kjo do ta bëjë fazën fillestare të kësaj tendence të re më të lehtë.

Jupiteri do të qëndrojë në zonën e karrierës për pak më pak se një vit dhe do t’ju ndihmojë jo vetëm të rriteni, por edhe të gjeni mënyra për të fituar para. 21 dhjetori do të jetë një ditë monumentale, sepse Jupiteri dhe Saturni do të takohen në lidhje të saktë për herë të parë në 20 vjet, dhe për herë të parë në Ujor pas gati 800 – po, 800 – vitesh. Jemi gjithashtu në sezonin e eklipsit këtë muaj, pasi kemi kaluar një eklips të Hënës së plotë në 30 nëntor te Binjakët dhe do të kemi një eklips diellor në Shigjetar më 14 dhjetor. Të dy eklipset do të përqendrojnë vëmendjen te financat tuaja. Muajin e kaluar, më 30 nëntor, eklipsi ju kërkoi të organizoni fondet personale dhe të kryeni pagesa. Ndjej që mund të keni marrë një lajm të mirë për një ngritje në detyrë ose fluks parash të cilat nuk i prisnit shumë. Tani, me eklipsin e 14 dhjetorit, do të prisni me padurim vitin e ardhshëm dhe do të jeni gati të organizoni financat personale, duke përvetësuar fonde për të lejuar që një nga ëndrrat më të dashura të realizohet. Ky është një eklips diellor, kështu që mund të humbni një burim të ardhurash në mënyrë që të mund të përfitoni nga një tjetër. Me eklipsin e 14 dhjetorit, theksi do të zhvendoset te paratë e njerëzve të tjerë, kështu që mund të bëni një kërkesë për një kredi bankare ose të aplikoni për ndihmë financiare universitare ose një hua studentore. Mund të dëgjoni se së shpejti do të merrni një trashëgimi, të filloni bisedimet në ndarjen e pasurisë pas një divorci, ose të filloni procesin e ndarjes së fitimeve në një biznes. Mund të merrni një paradhënie libri ose të financoni filmin tuaj.

Çështja është, shumat që do të merrni do të jenë bujare. Nuk ka rëndësi nëse festoni Krishtlindjen apo jo – priten ndodhi pozitive. Hëna tranzitore do të jetë te Demi dhe Dielli do të jetë te Bricjapi, duke ju favorizuar. Edhe në distancë, dashuria për familjen do t’ju mbështjellë si një batanije e ngrohtë. Muaji do të përfundojë me një Hënë të plotë në Gaforre më 29 dhjetor (jo një eklips), dhe përsëri, do të dëshironi të udhëtoni, por mund të mos jetë gjë e zgjuar për momentin. Një udhëtim nuk vlen nëse do të thotë që mund të prekeni nga Covid. Duket sikur po hyni në një fazë të paharrueshme, një fazë e mbushur me përparim dhe sukses.

BINJAKET- Teksa hyni në dhjetor, do të dilni nga një eklips i Hënës së plotë te Binjakët, 30 nëntor, duke sjellë diçka me shumë rëndësi për ju. Qartësia për këtë rrugë të ardhshme do të bëhet e dukshme dhe mund të jeni të ngazëllyer nga mundësitë e reja. Mund të sillni një klient të ri ose një punë me bazë në distancë nga ju, ose mund të merrni lajme të mira nga një i afërm. Mërkuri, udhëheqësi juaj, do të sinjalizojë Saturnin, duke ju dhënë një ndjenjë qetësuese sigurie dhe besimi tek e ardhmja. 10 dhjetori do të jetë një ditë e shënuar, kur Marsi do të kontaktojë Diellin në një aspekt të rëndësishëm. Është e sigurt që do të jetë një ditë me energji të lartë, perfekte për të folur rreth nisjes së një sipërmarrjeje të re. Marsi ishte në prapavijë për dy muaj, por shkoi në pozicion normal në 13 nëntor dhe do të rikthehet plotësisht me forcën e mëparshme deri më 2 janar.

Nëse jeni gati të bëni një lëvizje të madhe tani, jeni afër, kështu që veproni tani (10 dhjetor) ose prisni deri më 27 dhjetor, një ditë tjetër e mirë. Një ditë e re po lind për një aleancë të ngushtë. Eklipsi në Shigjetar do të hapë një derë të re për një partneritet ose ndërmarrje të përbashkët dhe mund të jetë mjaft emocionuese. Mund të fejoheni ose të martoheni afër pushimeve, ose të jeni gati të punësoni një ekspert në biznesin tuaj – një agjent, partner biznesi, avokat, publicist ose një person tjetër që mund t’ju ndihmojë të vazhdoni përpara. Kur Saturni i qëndrueshëm dhe Jupiteri fatsjellës të lëvizin te Ujori këtë muaj, përkatësisht në 16 dhjetor dhe 19 dhjetor, këto dy planete do të rrisin motivimin për të botuar një libër ose skenar, për të shkruar tekste të një albumi, ose për t’u kthyer në shkollë për një diplomë.

Në 2021, gjithashtu mund të merrni një mundësi të shkëlqyer për të udhëtuar, nëse autoritetet na japin dritën jeshile. Do të keni Jupiterin dhe Saturnin në kënd ideal me Diellin në 2021, një gjendje e rrallë dhe viti i ardhshëm do të jetë një përparim i jashtëzakonshëm. Për më tepër, nga 13 maj 2021 deri më 28 korrik 2021 karriera do të ketë përparime. Do të jetë një vit magjik. Kur Jupiteri dhe Saturni të takohen për herë të parë dhe të vetme në 20 vjet më 21 dhjetor, kjo do të shënojë një ndryshim në shoqëri. Ne jemi duke kaluar nga një epokë toke në një epokë ajri, e cila është perfekte për ju, sepse jeni shenjë ajri. Komunikimi do të stimulohet në të gjithë vendet dhe njerëzit e të gjitha prejardhjeve dhe sferave të jetës. Do të shihni mjekësi, biologji, hulumtime të gjeneve dhe sipërmarrje të teknologjisë së lartë në zona ku kurrë nuk kemi ëndërruar se mund të jetë e mundur. 29 dhjetori, plus ose minus katër ditë, do të mbyllë muajin dhe vitin me një ngjarje të lumtur, falë një Hëne të plotë në Gaforre, sektori juaj financiar. Mund të merrni një çek të madh si rezultat i cili mund të vijë nga njëri prej prindërve si një dhuratë bujare ose një çek i vonuar, i cili mund të vijë nga shefi ose klienti juaj, ndoshta si një bonus, privilegj ose komision. Disi, paratë do të gjejnë një mënyrë për në xhepin tuaj, një mënyrë befasuese dhe e mrekullueshme për të mbyllur vitin.

GAFORRJA- Eklipset kanë ndodhur në shenjën tuaj dhe shenjën e Bricjapit që nga 12 korriku 2018, pastaj në 2019 në 5 janar, 2 korrik, 16 korrik dhe 25 dhjetor dhe në fillim të këtij viti në 2020, në 10 janar, 21 qershor dhe korrik 4. Nëse ditëlindja ju bie në një nga këto data ose është afër njërës prej tyre, me siguri i keni ndjerë sfidat dhe ndryshimet. Tani, eklipset kalojnë në grup të ri shenjash, Binjakët-Shigjetari, gjë që natyrisht do t’ju largojë nga qendra e vëmendjes. E para në këtë seri ndodhi më 5 qershor si një eklips i Hënës së plotë te Shigjetari dhe tjetri ndodhi në fund të muajit të kaluar më 30 nëntor te Binjakët. Ajo ndriçoi shtëpinë e dymbëdhjetë të sekreteve. Nëse dikush ju ka fshehur një informacion, ky eklips i Hënës, një Hënë e plotë, e nxori informacion në dritë. Për fat të mirë, Mërkuri, planeti i ngarkuar me atë eklips, ishte i orientuar bukur drejt Jupiterit dhe Saturnit, duke treguar një zgjidhje të lumtur – ose të paktën, të kënaqshme.

Teksa hyni në dhjetor, një eklips diellor i Hënës së re më 14 dhjetor që do të sjellë ndryshime në përvojën e përditshme, veçanërisht në zyrë. Nëse nuk jeni duke punuar, kjo do të zbatohet për detyrat normale në shtëpi. Duket se mund të jeni duke punësuar njerëz të rinj. Kjo mund të ndodhë sepse dikush nga i cili vareni – për shembull, një ndihmës, dado etj – papritmas njofton largimin. Nëse jeni i vetëpunësuar, mund të humbni një klient, por eklipsi do të hapë rrugën për një të ri akoma më të mirë. Ky eklips vendos Jupiterin në krye dhe ky planet i fatit të mirë do të jetë në kënd ideal me Diellin e eklipsuar dhe Hënën e re. Ky është një lajm i mrekullueshëm dhe sugjeron një partner – në jetën personale (të tillë si bashkëshort/ja) ose biznesi (të tilla si një partner biznesi, agjent, publicist ose një person tjetër i tillë) – do të ketë një kontribut mbresëlënës për ju. Do të duhet të vëzhgoni shëndetin. Në javën pasuese, Saturni dhe Jupiteri do të lëvizin te Ujori në një lëvizje të rrallë dhe monumentale, përkatësisht në 16 dhjetor dhe 19 dhjetor. Saturni nuk ka qenë te Ujori që nga shkurti 1991 deri në janar 1994. Tani Saturni do të zhvendoset te Ujor për një kohë të gjatë, deri në mars të vitit 2023. Jupiteri nuk ka qenë te Ujori që nga janari 2009 deri në janar 2010 dhe do të zhvendoset aty më 19 dhjetor për një vit. Jupiteri dhe Saturni do të përqendrohen fuqimisht te paratë – jo te paga, por në llojin e parave bazuar te performanca.

Zona që Jupiteri dhe Saturni do të zënë është zona e parave të njerëzve të tjerë, duke përfshirë huatë bankare, kapitalin sipërmarrës, marrëveshjet gjyqësore, shpërblime, fitimet e çmimeve dhe gjëra të tjera ngjashme. Kjo do të jetë zona e fitimit më të madh për vitin 2021. Muaji do të përfundojë me një Hënë të plotë, 29 dhjetor (jo eklips) në shenjën tuaj. Kjo tregon një kulm dhe një vendim që përfshin zgjedhjen për një marrëdhënie. Për shembull, mund të fejoheni ose të bëni një plan me partnerin/en tuaj. Mund të vendosni të zhvendosni ose rregulloni dekorin e shtëpisë. Gjithashtu vendosni të ndihmoni një prind ose vjehërrit, ose mund të merrni një vendim të prerë për të pasur një fëmijë. Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë e mirëpritur dhe e lumtur.

LUANI- Sezoni i eklipsit është rikthyer dhe teksa hyn dhjetori, kaluat një më 30 nëntor, te Binjakët, një eklips Hëne e cila e çoi vëmendjen te një mik. Mund të ndiheni keq që të shihni një mik të ngushtë të largohet nga ambienti juaj. Pozicioni i Mërkurit do të jetë gjithmonë i rëndësishëm kur një eklips bie te Binjakët. Seria e eklipseve që vijnë tani dhe në vitin 2021 dhe 2022 do të rifreskojnë, sqarojnë dhe japin energji në jetën shoqërore – anën më private të jetës suaj. Eklipset vijnë në çifte dhe tjetri pritet të ndodhë më 14 dhjetor si një eklips diellor te Shigjetari. Kjo do të shënojë një fillim të ri dhe do të përqendrohet në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Nëse e keni gjetur tashmë dashurinë e vërtetë, fokusi mund të shkojë te lindja e një fëmije ose te zhvillimi i talenteve të fëmijëve që keni. Shtëpia e pestë është gjithashtu shtëpia e krijimtarisë dhe imagjinatës, kështu që në vend të kësaj mund të shihni fillimin e një projekti krijues që ka kuptim të veçantë për ju.

Jupiteri do të jetë aktiv në këtë eklips të Hënës së re, duke treguar që paratë ka të ngjarë t’ju vijnë. Jupiteri është gjithashtu planeti i lumturisë, kështu që ky eklips do të sjellë mundësi, gëzim dhe shanse për të fituar mjaft para. Ndërkohë, në 16 dhjetor, Saturni do të hyjë te Ujori për herë të parë që nga viti 1991 deri në 1993 dhe ai do të qëndrojë deri në mars 2023. Jupiteri do të ndjekë Saturnin te Ujor vetëm tre ditë më vonë, më 19 dhjetor. Nëse jeni të lidhur (të martuar ose në një marrëdhënie të qëndrueshme) ose keni një partner biznesi ose bashkëpunëtor, partneriteti do të fillojë të testohet. Të lindurit në fund të korrikut do ta ndiejnë këtë trend këtë vit. Pavarësisht se kur ju bie ditëlindja, si Luan, do të jeni me fat të keni edhe Jupiterin në Ujor, duke mbrojtur marrëdhënien e ngushtë. Ajo do të jetë e rëndësishme. Do të jetë një proces i të mësuarit, me shpërblime të pasura. Njerëzit dhe vendet e huaja do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme për ju, siç janë media, çështjet ligjore dhe ndoshta akademia. Kjo pasi Marsi ka qenë në një vizitë jashtëzakonisht të gjatë te Dashi, që nga 27 qershori i këtij viti. Megjithatë, jeni përballur me zhgënjime, pasi Marsi ishte në prapavijë për një periudhë të gjatë, nga 9 shtatori deri më 13 nëntor, por tani do të shihni një ndryshim të kënaqshëm. Sapo Marsi të largohet nga shtëpia e nëntë, do të shkoni në periudhën më kritike dhe më të mirë për karrierën. Kjo do të jetë nga 6 janari deri më 3 mars 2021.

Bëhuni gati për shumë vëmendje ndaj karrierës gjatë kësaj faze. Muaji – dhe viti – përfundojnë në një Hënë të plotë në Gaforre, në shtëpinë e dymbëdhjetë të privatësisë. Duket se do të keni një muaj të ngarkuar dhe në këtë moment do të ndjeni nevojën për pushim. Tregoni kujdes me shëndetin. Për vitin e ri planifikoni një festë të vogël, të ngrohtë dhe të këndshme me familjen.

VIRGJERESHA- Pikërisht atëherë kur mendoni se asgjë tjetër nuk mund të ndodhë në muajin e fundit të vitit, në fund shumë gjëra do të ndodhin në këtë muaj të ngarkuar. Sapo keni përjetuar një eklips të Hënës së plotë te Binjakët më 30 nëntor, i cili shkëlqeu si fener në krye të tabelës tuaj, duke sjellë një çështje të karrierës të plotësohet. Nëse keni qenë duke u intervistuar për një pozicion të ri, përgjigjja do të vijë brenda katër deri në pesë ditëve përtej datës së eklipsit të Hënës të 30 nëntorit. Nëse jeni të vetëpunësuar, tani mund të mirëpritni një klient të ri. Një eklips ndonjëherë mund të “eklipsojë” një situatë të vazhdueshme që t’ju lejojë të merreni me një situatë të re. Detyra e një eklipsi është të rigjallërojë zonën e jetës ku bie eklipsi dhe për ju, kjo zonë ishte karriera. Në punë, do të keni mundësinë të shtoni elemente krijuese që vendosin vulën tuaj individuale në këto projekte. Shtëpia e dhjetë, ku u shfaq eklips në 30 nëntor, rregullon rolin tuaj udhëheqës.

Në këtë rast, do të shihnit përmbushjen e kësaj përpjekjeje. Karriera do të jetë në mendjen tuaj gjatë dy javëve të para, por deri më 14 dhjetor, do të hasni një eklips diellor të Hënës së re. Eklipsi diellor i Hënës së re të 14 dhjetorit në Shigjetar do të drejtojë menjëherë vëmendjen te shtëpia dhe familja. Eklipset sjellin ndryshime që vijnë shpesh papritmas dhe ndryshimet në lidhje me shtëpinë shpesh kërkojnë fonde të majme. Nëse kjo është e vërtetë për ju këtë muaj, pozicioni i Marsit sugjeron që do të keni qasje te fondet që do t’ju duhen për të filluar. Koha me familjen, dhe posaçërisht me fëmijët, do të jetë e kënaqshme dhe jashtëzakonisht e veçantë menjëherë pasi eklipsi të ndodhë më 14 dhjetor. Ka më shumë lajme!

Saturni dhe Jupiteri do të lëvizin te Ujori përkatësisht më 16 dhe 19 dhjetor. Saturni do të qëndrojë në këtë shenjë deri në mars 2023 dhe Jupiteri do të qëndrojë deri në 29 dhjetor 2021, me një përjashtim të shkurtër nga 13 maji deri më 28 korrik. Kjo lëvizje e Jupiterit dhe Saturnit ka të ngjarë të sjellë shumë projekte të reja dhe ndoshta nevojën për të shtuar stafin dhe strukturë shtesë. Paratë duket se kanë qenë shqetësuese, ndoshta për shkak të shumë shpenzimeve të papritura, por të ardhurat do të menaxhohen më lehtë pas 6 janarit. Muaji do të përfundojë me një ngjarje të bukur dhe të lumtur. Diçka që keni dashur të ndodhte gjatë në jetën tuaj ka të ngjarë të bëhet e vërtetë, dhe kur të ndodhë, në ditët afër 29 dhjetori, do të merrni frymë. Kjo gjë do t’ju provojë se ëndrrat mund të bëhen realitet.

PESHORJA- Ky muaj do të ndriçojë shkëlqyeshëm shtëpitë e tretë dhe të nëntë, dy shtëpitë që rregullojnë udhëtimin. Do të dëshironit që t’i hipnit avionit dhe të shihni pamje të reja, por a është kjo ideja më e mirë tani? Shumica e vendeve që do të donit të vizitonit janë pika të nxehta pandemike, kështu që lëreni për më vonë. Shkencëtarët socialë thonë që planifikimi i një udhëtimi të rëndësishëm – leximi për historinë e vendit, zgjedhja e zonave interesave, restorantet për të vizituar dhe mësimi fjalëve të huaja – janë një pjesë e madhe e entuziazmit. Filloni të bëni planet për vitin e ardhshëm, sepse me Jupiterin në harmoni të përsosur me Diellin, për herë të parë në katër vjet, udhëtimet jashtë shtetit ka të ngjarë të ndodhin. Eklipsi i Hënës së plotë së 30 nëntorit, plus pesë ditë, mund ta sjellë këtë udhëtim në vëmendje, por vetëm nëse autoritetet thonë se është e sigurt për të udhëtuar. Theksi te shtëpia dhe familja ka mbetur i fortë gjatë gjithë vitit, kështu që ka shumë të ngjarë që këtë muaj të mund të prisni një ose më shumë anëtarë të familjes për disa netë për festat.

Përndryshe, mund të ndihmoni një nga prindërit që ka nevojë për ju, ose mund të merrni një dhuratë të veçantë nga një anëtar i familjes afër 14 dhjetorit, falë udhëheqësit tuaj, Afërditës, në një harmoni të bukur me Jupiterin. Këtë muaj, është e mundur që një projekt mediatik ose publicitet të kulmojë, ose një çështje ligjore të përfundojë. Nëse jeni duke pritur për nënshtetësi, pasaportë, vizë ose kartë të gjelbër, eklipsi i Hënës së plotë i 30 nëntorit te Binjakët, më në fund mund të sjellë lajme të mira. Nëse keni nevojë të nënshkruani një kontratë, ajo do të shfaqet brenda disa ditësh pas eklipsit të 14 dhjetorit. Marsi do të jetë shumë pozitiv, kështu që do të jeni të lumtur me lajmet që do vijnë në atë kohë. Sidoqoftë, Neptuni do të jetë në kënd të fortë me Diellin dhe Hënën e re, prandaj planifikoni të keni avokatin afër. Saturni do të bëjë një lëvizje monumentale te Ujori në 16 dhjetor për herë të parë që nga shkurti 1991 në 1994. Jupiteri do të ndjekë shembullin, duke u zhvendosur te Ujori në 19 dhjetor për të qëndruar pjesën më të mirë të vitit të ardhshëm dhe do të jetë në sektorin e dashurisë së vërtetë për herë të parë që nga janari 2009. Jupiteri dhe Saturni do të zhvendosen në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë, kështu që nëse jeni beqar, ky është një lajm i shkëlqyeshëm – tani mund të ndërtoni një marrëdhënie serioze.

Ky moment rregullon shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin për fëmijët. Krijimtaria do të arrijë lartësi të reja në vitin e ardhshëm dhe do të merrni një projekt të madh, të rëndësishëm. Muaji mbyllet me një Hënë të plotë te Gaforrja (jo një eklips) më 29 dhjetor në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Ky mund të jetë momenti për të marrë një ngritje në detyrë në punë, ose për t’ju dhënë një ofertë për një punë të re nga një firmë tjetër. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, lajmet do të vijnë si një befasi dhe do t’ju surprizojnë. Mbyllja e vitit do të jetë bujare.

AKREPI- Dhjetori do të vendosë një theks të madh te financat. Ju mund ta keni vënë re tashmë, sepse keni pasur një eklips më 30 nëntor. Mund të jeni të vendosur të bëni planifikimin e taksave dhe investimeve para se të mbarojë viti. Ky eklips, te Binjakët, do të jetë akoma i fortë teksa hyni në dhjetor. Ka një ndikim pozitiv. Paratë që morët në fund të nëntorit ose në ditët e para të dhjetorit mund të jenë bonus, komision, para në dorë, tarifë licencimi, zgjidhje gjyqësore ligjore, hua ose hipotekë. Mbani në mend, gjërat që ndodhin në kohën e eklipsit janë shpesh më të rëndësishme sesa ngjarjet që ndodhin në kohë të tjera. Në rastin e këtij muaji, ka të ngjarë të vini re një temë të rëndësishme financiare, prandaj shihni se çfarë ndodh. Më shumë ngjarje të orientuara nga paratë do të vijnë në eklipsin diellor të Hënës së re, më 14 dhjetor. Eklipset vijnë në çifte, dhe i pari, 30 nëntor, solli një vendim përfundimtar. Ky eklips, një eklips diellor i Hënës së re, do t’ju lejojë të krijoni një burim të ri të të ardhurave. Ju mund të lini një burim të ardhurash për të marrë një tjetër, më të mirë.

Eklipset ndonjëherë “eklipsojnë” një burim të ardhurash përpara se të sjellin një tjetër. Mund të planifikoni të merrni fonde të përshtatshme për të përmbushur një qëllim të madh, që ndryshon jetën, mund të filloni një projekt fitimprurës, ose mund të mirëpritni një klient të ri prestigjioz. Në fakt, mund të hapni biznesin tuaj, me kohë të pjesshme ose me kohë të plotë. Ndërsa gjërat zhvillohen, do të bëni më mirë sesa pritej. Ky eklips diellor i 14 dhjetorit do të jetë i mirëpritur, pasi Marsi do të dërgojë dritë te Mërkuri, Dielli dhe eklipsi i Hënës së re, duke treguar që projektet e punës do të materializohen dhe ato duhet të sjellin të ardhura mbresëlënëse. Marsi është një nga planetët tuaj udhëheqës, kështu që Marsit i jepet më shumë peshë dhe rëndësi.

Një temë do të jetë që të rishikoni situatën e jetesës për vitin e ardhshëm. Saturni do të hyjë në sektorin e shtëpisë për një qëndrim tre-vjeçar. Kjo është hera e parë që nga viti 1991 deri në 1994. Saturni mund t’ju ndihmojë të blini shtëpinë e parë, të blini ose të merrni me qira një shtëpi pushimi etj. Nëse ju pëlqen shtëpia e tanishme, mund të vendosni ta rinovoni. Nëse punoni në botim ose transmetim, do të jeni duke përfunduar një segment, dorëshkrim, seri podcast ose një projekt tjetër komunikimi. Nëse mendoni të ktheheni në shkollë për të marrë një diplomë, kjo Hënë e plotë mund të sjellë një intervistë të rëndësishme. Hënat e plota sjellin mbylljen e diçkaje. Afërdita hyri në Akrep më 21 nëntor dhe do të qëndrojë në shenjën tuaj deri më 15 dhjetor, duke sugjeruar se kjo është koha më e mirë që të blini rroba të reja dhe ta trajtoni veten me një prerje flokësh me stil. Kalimi i kohës me njerëzit që kanë rëndësi për ju do të sjellë ngrohtësi.

SHIGJETARI- Jeni përsëri në kohën e vitit kur Dielli dhe disa prej trupave të tjerë qiellorë do të grumbullohen së bashku në shenjën tuaj për t’ju ndihmuar të festoni. Ato përfshijnë Diellin dhe Mërkurin, dhe duke filluar nga 15 dhjetori, shtoni gjithashtu Afërditën. Secili do t’ju favorizojë. Megjithëse ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh kur shohim horoskopin e një individi, përgjithësisht, secili favorizohet kur hyn në sezonin e tij. Eklipset janë mjeti më dramatik që universi përdor për të sjellë ndryshime dhe kemi dy në këtë periudhë të vitit, një te Binjakët dhe një te Shigjetari. Në përgjithësi, kemi katër eklipse në vit, por në vitin 2020, patëm gjashtë. Eklipset kërkojnë shumë rregullime, por për fat të mirë, këta që vijnë tani janë më të butë. Ardhja e çdo eklipsi gjithmonë parashikon një lloj ndryshimi.

Një ditë para se të fillonte dhjetori, përjetuat një eklips në 30 nëntor, në shenjën e Binjakëve, i cili ju kërkoi të merrni në konsideratë marrëdhënien më të ngushtë në dashuri ose biznes. Ndërsa eklipsi i 30 nëntorit u përqendrua te një person i rëndësishëm në jetën tuaj, eklipsi tjetër, në 14 dhjetor, do të përqendrohet te ju dhe nevojat tuaja. Ky eklips do të qartësojë qëllimet, do t’ju sjellë më afër të kuptuarit se çfarë ju sjell lumturi dhe kënaqësi në jetë dhe do të sjellë të paktën një ndryshim të mirëpritur të madh. Jupiteri dhe Saturni tani do të përqendrohen te aftësia për të komunikuar. Ju mund të përfshiheni në të shkruar, redaktimin, të folurit në publik, përkthimin, krijimin e faqeve në internet, regjistrimin dhe filmin dixhital, aplikacionet, reklamimin, marketingun, marrëdhëniet me publikun, shitjet ose mësimdhënien.

Një shumë bujare parash duket se do t’ju vijë në Hënën e plotë më 29 dhjetor (plus ose minus katër ditë), pikërisht atëherë kur ju nevojitet më shumë. Këto para janë jashtë pagës dhe kur të shfaqen, do të jenë të papritura. Afërdita do të hyjë te Shigjetari nga 15 dhjetor deri më 9 janar dhe do të sjellë festa të këndshme, por kujdes me grumbullimet. Të qenurit me ata që i doni më shumë tingëllon kaq bukur dhe me Marsin te Dashi, sektori i dashurisë së vërtetë, deri më 6 janar, do të përjetoni romancë emocionuese.

BRICJAPI- Për dy vitet e fundit, keni pasur eklipse në shenjën tuaj dhe në Gaforre, por tani kanë shkuar në një familje të re shenjash, Binjakët dhe Shigjetari. Këto ka të ngjarë të ndikojnë te ju në mënyrë të butë. Periudha romantike do të zgjasë nga 6 janari deri më 3 mars. Nuk duhet të prisni deri muajin tjetër për të ndjerë tronditjen e dashurisë – Afërdita te Virgjëresha është një vend i shkëlqyer. Fokusi juaj do të jetë te shtëpia dhe familja në dhjetor dhe nëse mund të sjellë tension, me siguri do të bëni përparim të madh.

Ky ka qenë një vit i pazakontë, por duke ju njohur, gjetët një mënyrë për ta bërë atë të funksionojë. Keni pasur një fokus jashtëzakonisht të gjatë – dhe ndoshta stresues – në jetën tuaj në shtëpi, kështu që mund të jeni duke përjetuar ndryshime të mëdha, qoftë në lidhje me ndihmën e një të afërmi të moshuar ose përballimin e ndryshimit të shkaktuar nga ardhja e një fëmije.

Marsi do të qëndrojë te Dashi deri më 6 janar, kështu që mund të shihni përfundimin e një projekti të lidhur me shtëpinë, ose mund të njoftoni një vendim në lidhje me një çështje shtëpie ose familjare që jeni përpjekur ta zgjidhni. Çdo tension që mund të keni ndjerë në lidhje me shtëpinë ose në lidhje me një të afërm të dashur do të marrë fund tani. Ky duhet të jetë një lajm i mirë. Tani le të shohim eklipset. I pari mbërriti më 30 nëntor te Binjakët në shtëpinë e gjashtë të projekteve të punës. Gjërat e rëndësishme zakonisht ndodhin në eklips, kështu që ai projekt mund t’ju ketë sjellë në një fushë të re. Eklipsi 14 dhjetorit bie në shtëpinë e dymbëdhjetë, duke sunduar produktivitetin. Me tre trupa qiellorë te Shigjetari, detyra juaj mund të ketë zbatim dhe popullaritet ndërkombëtar. Gjysma e dytë e dhjetorit, pas eklipsit diellor, do të jetë koha ideale për të filluar hartimin e një zyre të rehatshme dhe të mirë-caktuar. Nëse ky është një qëllim, ndërmerrni hapa për ta bërë atë realitet. Në një muaj që duket se ka shumë lajme, do të doni t’i kushtoni kohë cilësore bashkëshortit/es. Duhet të jetë një hënë e plotë festive e këndshme, e gëzueshme dhe emocionale, kështu që bëni një festë private në shtëpi dhe të dy ngrini gotat për një vit më të mirë që do të vijë.

UJORI-Ju nuk keni parë eklipse që nga qershori dhe korriku, kështu që pas mungesës së tyre, dhe disa muajve provues nga shtatori deri në nëntor, do të shihni se dhjetori do të shpërthejë me aktivitet. Eklipsi i parë, një eklips hënor i Hënës së plotë, ndodhi kohët e fundit më 30 nëntor dhe do të vini re se ky eklips është i pajtueshëm me elementin tuaj, Diellin tuaj me shenjën e ajrit, Ujorin. Ky eklips hënor u shfaq në shenjën e ajrit, Binjakët. Nëse jeni beqar, një mik mund t’ju bëjë një prezantim që përputhet në mënyrë të përsosur me ju. Ose, nëse jeni duke punuar nga shtëpia, do të keni një flirt me dikë të ri në punë, përmes video-konferencave dhe telefonatave. Jeta është gjithmonë plot të papritura. Qëndroni të sigurtë! Me pandeminë që po “tërbohet”, duhet të qëndroni në shtëpi dhe të ndërtoni çdo marrëdhënie ngadalë. Nëse tashmë jeni të lidhur, ose të martuar, mund të jeni duke menduar seriozisht për të pasur një fëmijë, edhe nëse nuk jeni ndjerë kurrë më parë në këtë mënyrë. Ky eklips mund t’i bëjë gjërat të ndodhin më shpejt, sepse eklipset janë gjithmonë në nxitim për t’i bërë gjërat të ndodhin. Vitin e ardhshëm, eklipset do të jenë në të njëjtat vendosje, te Binjakët dhe Shigjetari, kështu që ju duhet të mbani mend disa data për 2021-shin: 26 maj, 10 qershor dhe 3 dhjetor.

Ky muaj do të ketë një pamje të bukur sociale, sepse eklipsi diellor më 14 dhjetor do të sjellë një mundësi për të qenë me miqtë e vjetër, për të bërë miq të rinj dhe për të bërë udhëtime të shkurtra me makinë. Një hënë e re ka ndikim për të paktën gjashtë muaj, dhe një eklips i hënës së re, si ai i 14 dhjetorit, ka edhe më shumë forcë. Jeta nuk do të jetë gjithmonë kaq kufizuese sa tani. Ju, ndërkohë, gjeni mënyra për të qëndruar në kontakt me miqtë, pa u parë personalisht. Këto kohë, një ftesë mund t’ju tërheqë të shkoni. Mund të jetë një martesë e vogël e një miku, apo një festë tjetër, por sidoqoftë, sigurohuni të jeni të kujdesshëm, sepse pandemia është akoma mes nesh. Kontrolloni zonat ku virusi është më shumë i përhapur, përpara se të shkoni në ndonjë vend. Edhe pse mund të jetë e vështirë për ju, festat e fundvitit duhet të jenë më të vogla, më të thjeshta, por ndoshta më kuptimplota. Vazhdoni të kujdeseni për veten dhe shëndetin tuaj këtë muaj të ngarkuar, sepse Hëna e plotë (jo eklipsi), më 29 dhjetor mund t’ju gjejë me rezistencë më të ulët se zakonisht ndaj sëmundjeve dhe me më pak energji. Keni një vit të rrallë përpara dhe do të duhet të hyni në të, duke qenë më në formë se kurrë.

Ja pse: Të dy planetet, Saturni dhe Jupiteri, dy planetë të mëdhenj në sistemin tonë diellor, do të lëvizin në Ujor këtë muaj, një ngjarje e rrallë. Saturni, planeti përgjegjës i mësuesve që merr rezultatet e tij shumë efektive përmes një qasjeje të “dashurisë së ashpër”, do të mbetet në shenjën tuaj nga 16 dhjetori 2020, deri në 7 mars 2023. Kjo është hera e parë që nga shkurti i vitit 1991 deri në janar 1994, që Saturni ka vizituar shenjën tuaj, duke treguar se jeni gati të futeni në një rol kryesor, një rol që do të kërkojë kohë dhe përpjekje për t’u zotëruar. Por, pa shqetësim, sepse do të keni një VIP me përvojë pranë jush, për t’ju ndihmuar të tregoni se si t’i përballoni përgjegjësitë tuaja të reja.

Jupiteri, planeti i lumturisë dhe fatit të mirë, do të qëndrojë pranë Ujorit duke filluar nga 18 dhjetori, 2020. Ky planet nuk ka qenë në Ujor që nga fillimi i vitit 2009 dhe do të lehtësojë hyrjen tuaj në rolin tuaj të ri të shkaktuar nga Saturni. Jupiteri është rrallë me Saturnin, kështu që jeni me fat që e keni atë në shenjën tuaj, sepse do t’ju sjellë një sërë mundësish për t’ju ndihmuar të tregoni shenja suksesi që nga fillimi. Në të vërtetë, në vitet e ardhshme, me “Mutacionin e Madh” në 21 dhjetor, që bie në Ujor, do të jenë Ujorët ata që do kenë shansin të jenë kryefjala e lajmeve, si dhe të bëhen disa nga kontribuesit më të mëdhenj për botën. Ky “Mutacion i Madh”, i cili është takimi i Jupiterit dhe Saturnit në një shenjë ajri për herë të parë në shekuj, do të ndikojë në 20 vitet e ardhshme dhe më gjerë, duke ndryshuar pamjen dhe ndjesinë ndaj botës përgjithmonë. Ju jeni gati për të gjitha risitë që janë në rrugë e sipër. Viti 2021 do të jetë një vit me potencial të madh për rritjen tuaj personale, progresin dhe produktivitetin, dhe mund të jetë viti për të cilin pas ca kohësh do të ktheni kokën pas e do të mendoni: “Kapitulli më i rëndësishëm i jetës simë filloi në vitin 2021!”

PESHQIT- Harta juaj e lindjes do të ndriçojë më shumë se kurrë këtë dhjetor, duke goditur të gjitha pikat kryesore në tabelën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Eklipset janë kthyer dhe eklipset, të cilat gjithmonë përkojnë me një Hënë të re (eklips diellor) ose Hënë të plotë (eklipsi i hënës) janë iniciatorët kryesorë të ndryshimit dhe përparimit në çdo vit. Eklipsi juaj i parë do të ndodhë më 30 nëntor, kështu që ndërsa filloni dhjetorin, me siguri do të mendoni për lajmet që përfshijnë një anëtar të familjes, ose një ndryshim në vendbanimin tuaj ose vendbanimin e një anëtari të familjes. Megjithëse eklipset mund të sjellin lajme që fillimisht duken befasuese ose edhe tronditëse, ky duket më miqësor se shumica. Ngjarjet që ndodhin në kohën e eklipsit kanë rëndësi të madhe, sepse ato sjellin ndryshime të përhershme, të panegociueshme nëse prekin një planet, Diell ose Hënë, në hartën tuaj të lindjes.

Për shkak se eklipset shfaqen në të gjitha shkallët e ndryshme, por në çift çdo gjashtë muaj për një periudhë 18 deri në 24 muaj, herët a vonë një ose dy nga eklipset, do t’ju japin një mesazh të fuqishëm. Siç u tha, ky eklips mund të sjellë një ndryshim të vendbanimit, blerjen e një shtëpie pushimi, një rinovim të madh, ose ndryshime të dekorit. Ose ndryshimet mund të përqendrohen te familja juaj ose një anëtar tjetër i familjes, të tilla si ardhja e një fëmije të ri, ose nevoja për të ndihmuar një të afërm të moshuar apo një prind. Një eklips diellor në Shigjetar, pritet të mbahet më 14 dhjetor dhe do të shfaqet në pikën më të lartë në hartën tuaj të lindjes, duke ju sjellë mundësi të mrekullueshme në karrierën tuaj. Puna juaj gjithashtu mund të ketë mundësinë të admirohet nga shumë njerëz. Ky eklips diellor do t’ju sjellë edhe më shumë para në xhep. Pas 14 dhjetorit, ju mund të fitoni një pagë bujare, që mund të vijë nga ardhja e një klienti të ri prestigjioz, nga shefi ose nga biznesi juaj, nëse jeni i vetëpunësuar. Siç e shihni, të dy zhvillimet prestigjioze të karrierës së bashku me një shans për të rritur të ardhurat tuaja personale ka të ngjarë të ndodhin, duke krijuar një situatë ideale, e cila nuk ndodh gjithmonë. Ndonjëherë mund të merrni një titull të madh, por jo më shumë para. Ose më shumë para, por asnjë ndryshim në titull/pozicion pune.

Ky eklips me siguri do të sigurohet që t’i merrni të dyja. Ju do të duhet të bëni pjesën tuaj duke parë për oferta pune apo duke qenë vigjilent në vendin e punës. Qartazi, ky do të jetë muaji më i rëndësishëm i vitit, për karrierën tuaj! A do të ketë kohë për argëtim dhe dashuri? Po! Ju do të keni më shumë kohë për të gjetur mënyra të tjera, për të përmirësuar pamjen tuaj dhe për t’u ndjerë mirë me veten, si dhe për të shpenzuar paratë e pushimeve për ca veshje të reja. Momenti më i mirë për dashuri do të vijë më 29 dhjetor, ose 4-5 ditë më vonë. Urani do të jetë i zënë me dërgimin e rrezeve të arta në Hënën e plotë të Diellit dhe Gaforres, duke sjellë të paktën një surprizë të madhe për ju në çështjet e zemrës ose në lidhje me fëmijët, në fund të vitit. Ju gjithashtu mund të përfundoni një projekt kreativ, që do bëjë zhurmë dhe do ju japë shumë duartrokitje. Do të jetë një moment i paharrueshëm, dhe një kohë shumë private, e veçantë për ju. Anabel/


Like it? Share with your friends!