HOROSKOPI i PAOLO FOX për ditën e shtunë, 6 shkurt 2021


Dashi
Keni një gjallëri të madhe, ju jeni i pari në renditjen e shenjave të fundjavës dhe gjithçka mund të fillojë përsëri. Në dashuri ka stimuj, dhe kushte më të mira për të gjetur mirëkuptim në çift. Apo ndoshta edhe mund të hapeni për njohje dhe kontakte të reja. Ndërsa jeni në aksion gjithçka mund të ndodhë: hapni horizontet tuaja dhe mos dyshoni në aftësitë tuaja.
Demi
Këto ditë jeni shumë të trazuar. Dhe për këtë arsye në disa kërkesa nga partneri juaj ose nga të tjerët mund të zemëroheni. Prandaj duhet të angazhoheni për të kërkuar alternativa më të mira dhe për të shpërqendruar veten tuaj, ose duhet të tregoheni indiferentë ndaj disa kritikave ose provokimeve. Nuk është një qëndrim i lehtë për ju që jeni gjithmonë shumë të sinqertë. Eshtë e vështirë për ju të fshihni emocione, nëse diçka nuk ju përshtatet, përpiqeni të mos e teproni.
Binjakët
Një Hënë në kundërshtim mund të krijojë pak acarim. Ehtë e mundshme që shumë duan të pushojnë ose të kënaqen me ndonjë shpërqendrim të këndshëm, por pengesat dhe përplasjet mund të rezultojnë në polemika nga të cilat do të bëhet e vështirë të shpëtoni. Kështu që këshilla është të shmangni ndërlikimet dhe situatat e mërzitshme në të gjitha mënyrat. Por kjo është një gjendje e përkohshme, sepse shkurti është një muaj që do t’ju sjellë zgjidhje dhe sqarime. Ju mund të zgjidhni problemet që kanë vazhduar prej ca kohësh.
Gaforrja
Horoskopi i Paolo Fox është pozitiv, fundi i shkurtit do të jetë shumë i bukur për ndjenjat, falë një Venusi të bukur. Por tashmë mund të mbështeteni në një gjendje më të mirë astrologjike, e cila ju siguron pozitivitet dhe energji. Ju presin dy ditë interesante, përkushtojuni asaj që ju bën të ndiheni mirë.
Luani
Keni shumë yje kundër, por nuk mund të ndiheni gjithmonë keq. Këtë fundjavë përpiquni të jeni pozitivë dhe të buzëqeshni përsëri. Mendoni për dashurinë, miqësitë, familjen. Kaloni kohën tuaj të lirë me ata që ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të jeni në gjendje të mbështeteni në një Hënë të bukur: çfarë mundësie më të mirë ka për t’ia kushtuar mirëqenies tuaj? Konfliktet mbeten dhe ju do të duhet të gjeni një zgjidhje të re. Por në orët e ardhshme duhet të karikoni energjitë.
Virgjëresha
Ka thirrje, përgjegjësi dhe shumë angazhime që gjithashtu mund t’ju sjellin sukses të madh personal. Dhe është shumë e rëndësishme për ju që të mos zhgënjeni të tjerët, dhe rrezikoni të bëheni shumë të angazhuar. Fundjava është interesante, por a nuk rrezikoni ta lini në hije dashurinë? Mundohuni të rilidheni me ndjenjat.
Peshorja
Në këtë muaj mund të merrni marrëveshje të mira. Por mos kini frikë të përfshiheni. Ka dyshime dhe pasiguri që rrezikojnë të frenojnë entuziazmin tuaj. Por nëse nuk përfshiheni, asgjë nuk do të ndryshojë në avantazhin tuaj. E diela do të jetë interesante.
Akrepi
Ka një përqendrim të fortë të planetëve në një shenjë që nuk është vërtet një mike. Eshtë gjithashtu për këtë arsye që shumë ndjehen të dekurajuar dhe të lodhur. Prandaj relaksimi absolut rekomandohet këtë fundjavë, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë. Ju drejtoheni nga Marsi, i cili ju shtyn të keni gjithnjë nxitim. Por ju jeni gjithashtu një shenjë uji, e cila prandaj pëlqen pushimin dhe qetësinë. Me pak fjalë, do të duhet të përpiqeni të ndërmjetësoni midis këtyre dy gjendjeve tuaja shpirtërore.
Shigjetari
Ju vërtet dëshironi të dashuroni, por këtë fundjavë mund të mbështeteni edhe në një Hënë të rëndësishme. Për horoskopin e Paolo Fox, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj në mbrëmje, duke filluar një periudhë force. Ju keni një avantazh ndaj të tjerëve, dhe sidomos në dashuri, jeni shumë të favorizuar.
Bricjapi
Vendosmëria juaj është e rëndësishme, prandaj mos vini në dyshim mundësinë e realizimit të ambicieve tuaja. Projektet tani favorizohen, veçanërisht nëse ju shohin përkrah një partneri të aftë për t’ju mbështetur. Po ashtu do të gjeni kushte më të mira për të lënë pas një periudhë të vështirë.
Ujori
Në horoskopin e tij Paolo Fox ju sheh të trazuar. Ka horizonte të reja, ka ndryshime të reja dhe e gjithë kjo gjeneron shumë stres tek ju. Ju jeni të lodhur, të stresuar, këto janë ditë të veçanta që ju vënë në provë. Paolo Fox sot ju kujton se një zgjedhje drastike mund të ndryshojë edhe jetën tuaj.
Peshqit
Mos insistoni me ata që me të vërtetë nuk duan t’ju dëgjojnë. Për horoskopin e Paolo Fox këto dy ditë mund të gjendeni përsëri duke debatuar me dikë nga familja që thjesht nuk ju kupton. Por ja vlen? Sa herë e keni sakrifikuar veten për të tjerët, pa marrë asgjë në këmbim. Në fund të pranverës mund të merrni marrëveshje të mira: përqendrohuni në këtë!


Like it? Share with your friends!