Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Binjakët dhe Gaforrja


Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Binjakët dhe

Ju do të duartrokiteni më shumë se të gjithë shenjat e tjera për vizionin, kreativitetin dhe punët që keni bërë së fundmi. Diçka e tillë do të bëjë që karriera dhe puna juaj të tërheqin vëmendje edhe më shumë se zakonisht. Qershori është muaji që sjell mundësitë më të mira të vitit në lidhje me karrierën dhe ndoshta më i rëndësishmi në 2020-ën për të bërë progres në fushën profesionale.

Ndoshta për momentin ju duket e pamundur të gjeni një pozicion të ri pune apo të promovoheni për shkak të pandemisë dhe keni të drejtë, por prisni. Aftësia juaj për të komunikuar qartë do të vlerësohet dhe zhvillohet edhe më.

Nëse je në një lidhje prej kohësh, mund ta gjeni veten në ankth kur nisni me planet rreth martesës. Sidoqoftë, Afërdita në Binjakë është në prapavijë, prandaj nuk është kohë e duhur për dasma- prisni deri në 2021. Edhe ideja për t’i premtuar partnerit dashuri të përjetshme ju bën të hezitoni, por do të keni kohë mjaftueshëm për t’u menduar.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 17 qershori deri në 12 korrik, nëse ju duhej një tjetër arsye për t’u treguar të duruar. Do të përballeni me vonesa gjatë kësaj kohe dhe me ndryshime të herëpashershme mendjeje.

Eklipsi i 5 qershorit mund të ndikojë paksa në shëndetin tuaj, prandaj ndiqni rregullat. Hani shëndetshëm, mbani maska dhe flini mirë. Nëse i bëni këto dhe pushoni mjaftueshëm, do të merrni edhe vendime më efektive më tej.

Ky eklips do të sjellë lajme të reja në lidhje me të ardhurat tuaja, kursimet, shpenzimet dhe karrierën, por gjithsesi fokusi kryesor duhet të jetë tek lidhjet e ngushta. Ndoshta zbuloni diçka që do t’ju bëjë të mendoheni gjatë. Aty nga 21 qershori do të fitoni para, kështu që qëndroni optimistë. Arritjet dhe reputacioni juaj do të jenë në diskutim gjatë 18 muajve në vazhdim dhe nëse keni punuar fort, Jupiteri dhe Plutoni do të sigurohen që t’i gëzoni gjithë të mirat materiale që ju takojnë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2020: Binjakët dhe

Pavarësisht të gjithave, keni një muaj të mirë, gjatë të cilit do përgatiteni të çliroheni nga gjithë lidhjet që ju kanë mbajtur me kokën pas gjatë gjithë kësaj kohe, veçanërisht në aspektin e karrierës. Do ta gjen veten në këtë sezon eklipsesh, por mbi të gjithë në atë të 21 qershorit që do t’ju ndihmojë shumë.

Një situatë e nderlikuar në punë është gjëja e fundit që do t’ju duhet, teksa po punoni për detajet e fundit të një projekti që keni në dorë. Të ardhurat, do të varen nga suksesi i këtij projekti prandaj do t’ju duhet të jeni shumë vigjilentë .

Duket se jeni personi më i afërt në lidhje me këtë projekt dhe vetëm ju keni njohuritë e duhura për rregullimet e nevojshme të detajeve. Një partner- avokati, financieri, publicisti, agjenti apo bashkëpunëtori juaj- po ju ndihmon shumë gjatë kësaj kohe. Besoni tek njerëzit që duan t’ju ndihmojnë, në fund të habiteni kur të shihni sa mirë kanë funksionuar idetë e tij rreth punës.

Nëse keni humbur punën në maj, mund të mos jua kenë thënë arsyen e vërtet të largimit. Eshtë një histori e gjatë prapa saj, por harrojeni. Puna e vjetër nuk ju duhet më sepse ka shumë për të parë përpara.

Eklipset po ju nxjerrin jashtë zonës suaj të rehatisë për t’ju çuar në situata komplet të reja. Ndryshimet janë të mirë, por edhe pse fillimisht duken të vështira, kur të shihni tablonë e qartë në fund do kuptoni çfarë po themi.

Eklipsi i 21 qershorit është shumë i rëndësishëm për ju, pasi do t’ju çojë drejt një rruge të re. Jeta do t’ju ndryshojë për mirë , por vetëm pasi të keni kaluar nga një situatë në karrierë që ka nevojë urgjente për vëmendjen tuaj pas 21 qershorit. Pas kësaj, gjërat që do të ndodhin do t’ju relaksojnë.

Mbani të organizuar axhendën në mënyrë që t’ja dilni me gjithë sfidat e papritura që ju shfaqen. Në fund të gjithë kësaj do ta shihni veten më të fortë se më parë. Po shkoni drejt një vendi të mirë në jetëm, prandaj duhet të jeni optimistë.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format