Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2021: Binjakët dhe Gaforrja


Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2021: Binjakët dhe Gaforrja
Binjakët bëjnë mirë të presin një shkurt fantastik! Keni mbështetjen e 6 trupave planetarë, prandaj bëni gjëra të bukura. Secili nga këto planete do t’ju japë mundësi të reja në çdo fushë të jetës. Ç’lloj mundësish?

Do të jenë aq shumë, sa do t’ju duhet të zgjidhni mes tyre. Binjakët njihen si shenjë e talentuar në botën e medias, prezantimit, editimit apo publicistit: me pak fjalë çdo gjë që lidhet me komunikimin. Në një prej këtyre fushave do t’ju ofrohet një projekt i ri që do të ndriçojë jetën tuaj profesionale.

Një tjetër arritje e mundshme është një ofertë që lidhet me bizneset ndërkombëtare, por kjo mbetet për një kohë më të largët, kur pandemia të ketë mbaruar. Mund të jeni duke menduar për fillimin e një shkolle apo një masteri tjetër. Nëse do të viheni sërish në rolin e studentit, do t’ja dilni me sukses.

Një nga miqtë e tu mund të shfaqë xhelozi për arritjet që ke bërë deri tani, por në vend që të ta shfaqë ty mund të bëjë sjellje të pakëndshme përreth teje. Gjithsesi përpiquni të mos jeni paragjykues dhe jepini njerëzve kohë për t’i kuptuar drejt.

Nëse po firmosni një kontratë, harrojeni që mund të kurseni para dhe merrni një avokat. Do t’ja vlejë çdo qindarkë për të shmangur çdo gabim të mundshëm ligjor që vjen me shumë kosto.

Pavarësisht pengesa të vogla do të keni gjithë ndihmën e universit, por rruga drejt fitores nuk vjen pa rreziqe. Do të keni çdo gjë që ju duhet për të triumfuar, por duhet të përgatiteni për të negocuar që situata të jetë sa më e drejtë.

Keni kaluar shumë kohë brenda shtëpisë për shkak të pandemisë, por 11 shkurti mund të jetë një ditë e mirë për t’u arratisur. Merrni gjithë kohën që ju duhet për t’u bërë produktivë. Përsa i përket shëndetit duhet të tregoni kujdes. Bëni gjithë kontrrollet që ju duhen pasi është momenti i duhur. Mos harroni se pjesa më delikate në trupin e një Binjaku është mushkëria, prandaj bëni kujdes. Vishuni trashë dhe mbajeni krahërorin ngrohtë.

Planeti juaj udhëheqës, Mërkuri do të jetë në prapavijë thuajse gjithë muajin, deri në 20 shkurt. Shmangeni këtë periudhë për të firmosur kontrata.

Një datë shumë e rëndësishme është 27 shkurti. Mund të zhvendoseni në një shtëpi të re, ose të merreni me arredimin e asaj aktuales. Një lajm i papritur për një nga pjestarët e familjes do t’ju surprizojë. Sapo Mërkuri të kthehet në vijë të drejtë, do të merrni vetëm lajme që do t’ju bëjnë të lumtur.

Nëse ditëlindja juaj bie afër 13 qershorit, aty nga 11 shkurti do të dëgjoni një ofertë apo mundësi të mirë që do t’ju interesojë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2021: Binjakët dhe Gaforrja

Keni kaluar shumë gjëra gjatë 3 viteve të fundit. Edhe pse s’ka qenë fare e thjeshtë, para keni ditë të shndritshme. Ndjesitë dhe ndjeshmëria juaj ndaj humorit apo mendimeve të të tjerëve do të ndryshojë dhe do filloni ta merrni me më shumë qetësi. Hëna e Plotë mund t’ju sjellë nëpër duar një fluks parash, por sapo t’i merrni do t’i shpenzoni për të mbuluar pagesat. Gjithsesi, do të ndiheni mirë që kishit para për ta bërë këtë, por presioni për të paguar sa më parë mund të kërkojë pak sakrificë në lidhje me shpenzmet nga ana juaj. Mos u shqetësoni sepse me kalimin e kohës gjërat bëhen edhe më mirë.

Keni arsye për të qënë në humor sepse lajme të rëndësishme financiare do të dëgjoni aty nga 11 shkurti. Nëse bëni një punë nga e cila paguheni me përqindje, do të fitoni shuma të kënaqshme parash.

Pas Hënës së Plotë të 11 shkurtit, mund t’ju aprovohet një kredi bankare, apo një tjetër kapital. Mund të fitoni para nga një program televiziv, ose nga një dhuratë mjaft bujare që mund të vijë nga prindërit apo të afërmit tuaj.

Duken si para të fituara lehtë, por kjo ndodh falë bashkimit të trupava planetarë. Sigurisht që do të keni edhe pengesa gjatë kësaj periudhe, aq më tepër nëse po mendoni se ku do t’i gjeni paratë për të nisur biznesin tuaj.

Nëse jeni në përfundim të një biznesi apo projekti dhe duhet të ndani fitimet, merrni kohën që ju duhet. Duhet ta keni të qartë me veten për çfarë gjërash do të bëni kompromis dhe kë doni të mbani afër vetes. Konsideroni mendimin e avokatit nëse procesi vështirësohet. Kini parasysh që bisedat dhe marrëveshjet do të ecin shumë thjesht në mars, prandaj nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet në shkurt, është për një kohë fare të shkurtër.

Përdoreni në mënyrë produktive 11 shkurtin pasi progresi është në anën tuaj. Mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 20 shkurt dhe mund ta keni të vështirë të komunikoni me njerëzit për të cilët keni nevojë. Derisa të keni përballë njeriun kyç që iu duhet, gjërat mund të mos jenë shumë të qarta. Mund të ndjeni një ndryshim të madh në tempin e jetës suaj pas 20 shkurtit, kur Mërkuri të kthehet në vijë të drejtë.

Për javë me radhë jeni përqëndruar tek mënyra për të fituar të ardhura, por 27 shkurti do t’ju ndihmojë të arrini në një përfundim dhe gjithçka do të finalizohet në fillim të marsit.

Duket sikur keni nevojë të udhëtoni për të qetësuar dhe qartësuar mendjen, por konsideroni fundjavën e 27-28 shkurtit. Tregoni kujdes pasi ndonjëherë të flini dhe të hani mëngjes në shtëpinë tuaj është më mirë se çdo gjë tjetër që mund të bëni aty jashtë.


Like it? Share with your friends!