Horoskopi Javor 19 Tetor – 25 Tetor 2020


Horoskopi Ditor
E Hënë, 19 Tetor 2020
Një ditë e shkëlqyeshme për ndjenjat: ajo që ka lindur në shtator nuk duhet të shkatërrohet. Sa i përket punës, që nga fillimi i vitit ka diçka që nuk shkon. Shumë telashe!

Horoskopi Javor
19 Tetor – 25 Tetor 2020
Puna: Këtë javë do të keni mundësinë të jeni në gjendje të krahasoni veten me një person i cili në ditët e ardhshme mund të jetë thelbësor për mbylljen e një marrëveshjeje, prandaj përpiquni ta mbani atë mirë dhe mos e teproni me përballje të hapura! Bëni më të mirën tuaj për të gjetur taktika me të cilat mund të korrigjoni fjalime të caktuara, në mënyrë që të mos krijoni zhgënjim edhe para se të adresoni çështjet më të spikatura! Dashuria: Çiftet nuk duhet të jenë shumë afër për të treguar dashurinë e tyre .Edhe nëse diskutoni pak, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes. Beqarët nuk do të shtojnë asgjë në jetën e tyre nëse vazhdojnë të shmangin situata të caktuara, të cilat nuk kërkojnë një përfshirje minimale emocionale. Për momentin mund të presim edhe pak. Paratë: Gjatë javës mund të shijoni para, një dokument financiar ose të merrni një material tjetër përfitim financiar. Ndiqni me kujdes informacionin që merrni nga një person i lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit, sepse këtë javë do të jetë në dobi të madhe për ju.

Horoskopi Mujor
Tetor 2020
Tetori do të jetë një muaj i vështirë në aspektin ekonomik. Duhet të dini të menaxhoni disa shpenzime të mëdha. Tregoni edhe më shumë kujdes nëse keni bërë llogaritë gabim apo nëse një bashkëpunëtor/ortak juaji mban llogaritë për ju. Çaste tensioni në datën 15. Nëse jeni në një marrëdhënie pune që nuk funksionon, do t’i jepni fund. Saturni vazhdon të jetë kundra jush, ja pse zhvillimet më të mëdha për të lindurit e shenjës së Dashit do të ndodhin në vitin 2020. Shmangni problemet ligjore apo ekonomike. Me gjasë, gjatë muajit shtator marrëdhëniet sentimentale janë karakterizuar nga ndërlikime, por në tetor do ta keni më të lehtë t’i kapërceni vështirësitë. Yjet favorizojnë bashkëjetesat dhe martesat, por edhe ndarjet e shumëpritura që vijnë si pasojë e një marrëdhënieje që i duhej dhënë fund prej kohësh. Nuk do të jenë të shumtë ata që do t’ju japin të drejtë gjatë tetorit. Marsi është kundër jush. Edhe pse do ta ngrini zërin, nuk do të zgjidhni gjë, sidomos në datat 19 dhe 20, që do të karakterizohen nga nervozizmi. Dëshira juaj për t’i çuar gjërat e lëna pezull deri në fund do të shkaktojë konflikte. Takimet me njerëz të rinj janë të favorizuara në fund të muajit. Tetori do të jetë muaj i lodhshëm, pasi Marsi do të ndikojë negativisht deri më datë 19 nëntor, ja pse ju kërkohet të bëni shumë kujdes. Ndonjëherë nxitoni t’i bëni gjërat me vrap, sepse nuk dini të prisni, por kjo mund t’ju hapë telashe. Vetë ndjesia se nuk jeni të lirë dhe kufizoheni nga të tjerët nuk ju pëlqen aspak.

Horoskopi Vjetor
Për vitin 2020
Horoskopi parashikon se për Dashin, viti 2020 do të jetë i mbushur me momente plot fat. Ky do të jetë viti i stabilitetit për shenjën e Dashit, ku nevoja tuaj natyrale për ndryshim do të sjellë rend dhe disiplinë në të gjitha aspektet e jetës. “Sukses” është kryefjala e këtij viti. Është një vit plot arritje personale pozitive. Është koha të vendosni në zbatim mësimet që keni marrë gjatë vitit 2019. Me tre eklispet hënore që do të sjellin dallgë emocionesh në marrëdhëniet me të dashurit tuaj gjatë muajit maj, mundësinë për të ndryshuar ambient gjatë qershorit dhe pasioni i nëntorit, nuk ka asnjë shans të humbisni mundësitë e arta që jeta do ju sjellë gjatë 2020-ës. Sipas horoskopit të 2020-ës, ju do të gjeni mënyra të reja për t’u shprehur, qoftë përmes talentit tuaj në literaturë, apo duke punuar fort për të arritur një qëllim tuajin që prej kohësh e keni objektiv. Këshillat: Janar: Është koha të filloni gjëra të reja Shkurt: Një muaj plot romancë dhe dashuri Mars: Kujdesuni për shëndetin në këtë periudhë, veçanërisht deri në 6 mars Prill: Udhëtim i shkurtër por edhe studime intensive, mos neglizhoni Maj: Bëhuni të durueshëm, kontrolloni reagimet tuaja Qershor: Qëndroni pranë familjes tuaj këtë muaj Korrik: Fokusoni energjitë në hobi apo sporte Gusht: Shfrytëzoni deri në fund mundësitë për t’u relaksuar Shtator: Një mundësi e mirë për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë Tetor: Rezultate të shkëlqyera në punë gjatë këtij muaji Nëntor: Keni një mundësi të madhe për të rritur të ardhurat Dhjetor: Një muaj plot fuqi, energji mendore, fizike e shpirtërore

Horoskopi i Dashurisë
Për vitin 2020
Eklipsi i plotë i diellit sjell mundësi të reja në dhjetor, ku një udhëtim është tepër i mundshëm. Javët e para të 2020-ës do të sjellin ndryshime domethënëse në marrëdhënien tuaj afatgjatë por edhe qartësinë e nevojshme për marrëdhëniet e komplikuara. Problemet me shtëpinë apo me pronën mes teje dhe një personi të afërt, do të gjejnë zgjidhje definitive në mes të muajit mars. Ky është një vit i rëndësishëm për zgjedhje të forta emocionale dhe për të lënë të shkuarën pas. Midis 11 qershorit dhe 26 gushtit, shumë prej jush të shenjës së Dashit do të nisni një fazë të re bashkëjetese, apo dedikim në një marrëdhënie romantike.

Horoskopi i Punës
Për vitin 2020
Karriera do të jetë kryefjala gjatë muajve të parë të 2020-ës. Njohjet e reja do t’ju sjellin edhe situata të reja, mundësi të reja biznesi, mundësi për të punuar me resurset dhe pasuritë e të tjerëve duke i kuptuar edhe më mirë se si funksionojnë në favorin tuaj. Nëse ka çështje ligjore që rëndojnë në jetën tuaj, me shumë gjasë gjatë këtij viti do të gjejnë zgjidhje. Një prej eklipseve hënore ju garanton stabilitet financiar gjatë këtij viti. Talentin që keni duhet ta shikoni me një sy serioz gjatë fundit të verës, si një mënyrë e mirë për ta vënë në punë për të bërë disa para më tepër.

Horoskopi i Shëndetit
Për vitin 2020
Ky është një vit i mbarë edhe në aspektin shëndetësor. Gjatë 2020-ës keni për t’iu përkushtuar më tepër kontrollit të shëndetit dhe gjendjes tuaj trupore në përgjithësi. Gjatë këtij viti do të gjeni edhe qetësinë e munguar spirituale. Nuk duket t’i braktisni, madje duhet t’i shtoni ushtrimet fizike, si dhe të vazhdoni të kujdeseni mënyrën e të ushqyerit. Dashi karakterizohet nga nevoja për të zgjedhur gjithmonë ushqim të shëndetshëm. Nuk përjashtohet mundësia e konsultave me doktorin, kontrolle të shpeshta si dhe do të zgjidhni të bëni disa ndryshime madhore dhe pozitive në stilin e jetesës. Por ka githashtu një hallkë të dobët: Sistemi kockor. Rekomandohet të shmangni ushtrimet e rënda fizike, të tregoni kujdes të shtuar gjatë dimrit si dhe mos neglizhoni këshillat e specialistëve nëse keni probleme reumatike apo osteoartikulare.


Like it? Share with your friends!