Horoskopi javor 21-27 Shtator 2020, ja si do të jetë dashuria puna shëndeti për të gjitha shenja.,


DASHI
Puna: Kjo javë do të jetë e lodhshme për dashwt ambiciozë, të cilët dëshirojnë t’i forcojnë pozicionet e tyre. Besojnë se me taktikë të mirë mund t’i bindin ata të cilët janë të rëndësishëm në punë dhe duhet që diku të lëshojnë pe apo të pranojnë disa kushte

Shëndeti: Keni nevojë për pushim dhe relaksim. Qëndroni më shumë në ambiente të hapura.

Dashuria: Personat e shenjës së Dashit do të kenë disa konflikte të vogla me personin e dashur në fillim të javës. Megjithatë disa provokime që po jua bën partneri do t’ju detyrojnë që të hapeni ndaj disa çështjeve, për të cilat kurrë nuk keni dëshiruar të flisnit. Nëse jeni i lirë do të keni rastin të njihni dikë, mbase në disa rrethana të pakëndshme. Personit të dashur i dukeni shumë interesant në momentet kur jeni në mendime apo i hidhëruar.
DEMI

Puna: Keni kaluar fazën e përshtatjes me disa rrethana të sapokrijuara lidhur me vendin e punës. Me siguri do të ndiheni nga pak i ngadalësuar, posaçërisht në orët e mbrëmjes. Lejoni vetes çaste pushimi dhe relaksimi. Shfrytëzoni mesin e javës që t’i përfundoni projektet e filluara apo t’i nisni disa të reja.

Shëndeti: Mos e teproni me konsumim të ëmbëlsirave dhe të pijeve të gazuara. Mund t’ju shkaktojnë diabetin.

Dashuria:Ndodheni nën “presion” të ndjenjave të dyfishta. Dëshironi që të keni më shumë kohë për veten dhe keni nevojë të sinqertë që të dashuroheni, apo të përtëritni afërsinë me partnerin aktual. Nëse bëni pjesë te personat e lirë të shenjës së Demit, një takim i rastësishëm në pjesën e dytë të javës do t’ju motivojë emocionalisht. Është mirë që këtë javë të mos i rishqyrtoni qëndrimet tuaja që kanë të bëjnë me dashurinë, por duhet të relaksoheni.

BINJAKËT

Puna: Po përpiqeni që të luftoni për statusin tuaj dhe jeni po reagoni tepër ashpër ndaj padrejtësive. Keni bindur veten se jeni shumë më të fuqishëm se sa realisht jeni, andaj gjatë kësaj periudhe kini kujdes të mos filloni projekte të reja, pikërisht për shkak të vlerësimeve të mundshme të këqija.

Shëndeti: Problemet me shëndetin janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar. Mbani dietë.

Dashuria: Keni prirje që t’u beson shumë të tjerëve, posaçërisht miqve. Po përpiqeni që të jeni i kthjellët dhe të mbroni veten. Këtë periudhë më shumë do të jenë të theksuara epshet, por edhe xhelozia te persona e zënë të shenjës së Binjakëve. Shumë pjesëtarë të lirë të kësaj shenje do t’i ripërtërijnë disa kontakte apo do të njohin dikë, i cili do t’u rikujtojë të kaluarën. Keni tendencë që t’i shikoni në mënyrë subjektive ato ndryshime të reja kur është fjala për dashurinë.

GAFORRJA

Puna: Kjo periudhë po ju bën të kaloni mjaft mirë. Mbështetuni në këshillat apo në ndihmën e miqve në momentet kur keni ndonjë dilemë. Bëhuni i kujdesshëm me paranë, posaçërisht nëse është pjesë përbërëse e punës suaj. Dikush nga bashkëpunëtorët do të përpiqet t’ju provokojë nga fundi i javës. Është mirë që të rrini i qetë dhe të mos reagoni. Të enjten mos nënshkruani asgjë dhe mos merrni vendime të rëndësishme.

Shëndeti: Problemet me traktin urinar, nuk do të jetë serioze, nëse me kohë shkoni te mjeku.

Dashuria: Personat e shenjës së Gaforres do të mendojnë gjatë lidhur me marrëdhëniet me personin e dashur. Personat e zënë të kësaj shenje do të mendojnë gjatë për marrëdhënien personin e dashur. Do të gjejnë mjaft të meta në atë marrëdhënie. Megjithatë, mendoni për motivet e partnerit. Gaforret e lira do të synojnë të krijojnë marrëdhënie platonike. Do të dëshironi t’i mbani nën kontroll raportet me gjininë e kundërt, ndërkaq në të vërtetë, ndërsa më së shumti kënaqeni kur jeni vetëm.

LUANI
Puna: Kanë filluar t’ju pengojnë bashkëpunëtorët. Rrethanat ju imponojnë të punoni më shumë se që keni dëshiruar, madje si pasojë e papërgjegjësive të të tjerëve. Po përpiqeni që vetë të krijoni sadopak atmosferë pozitive në aktivitete të përditshme. Përfundoni disa punë që i keni lënë në gjysmë dhe bëhuni më të kujdesshëm nëse doni t’i filloni disa projekte të reja. Disa rrethana ka mundësi të ndryshojnë shpejt.

Shëndeti: Ata që merren me sport mund të kenë telashe me gjunjët si pasojë e lëndimit të ligamenteve, ndërsa të tjerët telashe me stomakun.

Dashuria: Keni ndjenjën që duhet të luftoni për diçka kur është fjala për dashurinë. Po tërhiqni shikimet e gjinisë së kundërt, mirëpo ju me siguri në kokë keni tashmë diçka konkrete. Kjo është javë e flirteve të këndshme, mirëpo me siguri do t’ju mungojnë disa ngjarje serioze. Personat e shenjës së Luanit, të cilët janë në lidhje, këtë javë do të jenë shumë më jotolerantë në raportet me personin e dashur.

VIRGJËRESHA

Puna: Ka ardhur koha të zgjidhni një problem, për të cilin keni pritur tashmë një kohë të gjatë. Jeni goxha nervoz në komunikim me të tjerët, andaj këshilloheni që të keni kujdes se çka u tregoni të tjerëve. Mos lejoni që dikush të shfrytëzojë dëshirën tuaj të sinqertë që të bëni diçka të mirë. Ju pret edhe një situatë goxha e pakëndshme të cilën do të detyroheni ta zgjidhni deri në fund të javës.

Shëndeti: Dhembja e kokës mund të jetë pasojë e pagjumësisë.

Dashuria: Jeni në situatë të zgjidhni, ndërkaq ju sërish nuk jeni të sigurt për atë që dëshironi. Do t’ju pëlqejë dikush që është më temperament se ju, ndërkaq ju sërish nuk jeni të gatshëm që të ballafaqoheni me gjithë ato që nënkupton karakteri i tillë. Mendoni mirë para se të bëni zgjedhjen tuaj. Personat e zënë të shenjës së Virgjëreshës do të jenë dukshëm më shumë xhelozë. Përpiquni të krijoni kontakt me personin e dashur dhe largojeni nervozizmin.

PESHORJA

Puna: Me disa lëshime të vogla mund të përfundoni shumëçka gjatë kësaj periudhe. Keni raporte të mira partneriteti, mirëpo duhet patjetër të jeni më konkret në atë që dëshironi. Shumica e personave të kësaj shenje do të kenë plane shumë ambicioze, prandaj ju nevojiten planifikime të shumta. Pjesa e parë e javës do të jetë veçanërisht e volitshme për punë.

Shëndeti: Imuniteti ju është dobësuar, merrni më shumë vitamina, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Jeni duke u ndier të zbrazët emocionalisht, ju mungon një lloj freskie. Pengesa po ju krijohen për shkak se ju jeni tërhequr shumë në vetveten dhe askujt nuk i lejoni t’ju ofrohet. Ju nevojitet pak kohë që disa gjëra t’i sistemoni në kokë. Personat e zënë të shenjës së Peshores do të përpiqen t’i kënaqin personat e dashur. Ndoshta edhe më shumë se që do të kishin mundur, kujdes se sa do të sakrifikoni, posaçërisht nëse jeni në lidhje me personat e shenjave të Dashit, Shigjetarit apo Bricjapit.

AKREPI

Puna: Disa rrethana kanë filluar të ndryshojnë, ndërkaq ju keni përshtypjen që po humbin kontrollin mbi ngjarjet. Ndryshimet megjithatë do të jenë sipërfaqësore kështu që ju këshillohet që të qëndroni të qetë. Nga fundi i javës do t’ju ofrohet mundësia e disa ndryshimeve apo një punë e re, e cila nuk është e sigurt, mirëpo mund t’ju sjellë profit më të mirë. Është mirë që të mendoni mirë para se të merrni bëni çfarëdo vendimi. Ngadalësojeni tempin.

Shëndeti: Konsumoni ushqim të shëndoshë dhe racione të rregullta dhe do të ktheni energjinë dhe vitalitetin.

Dashuria: Personat e lirë të shenjës së Akrepit kanë gjasa të njohin dikë në një udhëtim, jashtë vendit të punës, apo me rastin e shopingut në treg. Ata që janë të zënë do të kenë dëshirë që t’i fascinojnë partnerët, do të kenë sukses të bëjnë këtë gjë. Do t’ju shpërblehet ndihma apo përkrahja të cilën do t’ia ofroni personit të dashur. Të vetmit që do të vuajnë janë personat e shenjës së Akrepit, të cilët kanë filluar lidhje sekrete.

SHIGJETARI

Puna: Kushtoni më shumë kujdes kontakteve me bashkëpunëtorët në punë, ka mundësi keqkuptimi. Nga fundi i javës mund të prisni lëvizje të rëndësishme dhje zgjidhje të duhura pozitive. Deri atëherë rregulloni gjërat dhe sërish organizoni punën, në të do të gjeni inspirimin për një projekt të ri. Keni dobi nga bashkëpunimi me personat e shenjave të Virgjëreshës, Akrepit dhe Peshqve.

Shëndeti: Merruni me aktivitete sportive, në mënyrë që të përmirësoni kondicionin.

Dashuria: Takimet emocionale janë të lidhura me bashkëpunëtorët afaristë dhe me vende argëtimi. Vikendi është i shkëlqyeshëm që të njihni dikë dhe natyrisht të impresiononi palën tjetër. Në rast se jeni të zënë, kini kujdes, sepse do të jeni nën kujdesin vigjilent të personit të dashur, i cili në këtë periudhë është shumë xheloz.

BRICJAPI

Puna: Kushtoni kujdes thashethemeve të cilat po jua bëjnë pas shpine, sepse mund t’ju shkaktojnë dëm. Nganjëherë po bëni analiza të tepërta, mirëpo është çështje se a po e orientoni energjinë tuaj në drejtimin e duhur. Nuk keni arsye të brengoseni, vetëm merrni qëndrime të drejta ndaj bashkëpunëtorëve afaristë. Problemi apo një person nga e kaluara do t’ju kthehen nga mesi i javës, është koha që ta definoni atë marrëdhënie dhe më në fund të zgjidhni diçka.

Shëndeti: Qetësinë psikike mund ta ktheni me qëndrim sa më të gjatë në natyrë.

Dashuria: Në planin emocional mund të prisni njohje interesante, mirëpo ju nuk do të keni dëshirë që ato lidhje t’i vazhdoni. Keni nevojë që t’i përkushtoheni vetvetes dhe disa planeve të cilat më parë i keni caktuar. Për personat që janë në lidhje dashurie, kjo është periudhë e ndodhive të këndshme.

UJORI

Puna: Në këtë periudhë do të mund t’i vini në pah inteligjencën dhe përvojën tuaj. Bashkëpunëtorët nga ju do të kërkojnë këshilla, mirëpo ju mos u bëni i ngutshëm me rastin e marrjes së vendimeve të caktuara. Punën jashtë orarit pranojeni pa hezitim, nëse ajo do të jetë në interesin tuaj, mund t’ju shpaguhet që nga mesi i muajit.

Shëndeti: Dhembjet e kurrizit mund t’i zbusni me ushtrime ose këtë gjë lejojani një kiropraktikuesi të mirë.

Dashuria: Në planin emocional kërkoni ndryshime konkrete, pa marrë parasysh a jeni të zënë apo jeni të lirë. Po ndieni njëfarë tendosje, ndërkaq nëse jenë në lidhje dashurie, bëni kompromis i cili më në fund do t’ju krijojë kënaqësi. Nëse jeni i lirë, megjithatë më me dëshirë do të vendosni për kontakte të zjarrta. Mund t’ju fascinojnë personat e shenjave të Binjakëve apo të Gaforres.

PESHQIT

Puna: Nëse keni qenë të pakënaqur me punën, ndërsa një kohë të gjatë keni kërkuar të ndryshoni diçka, tani ju janë krijuar rrethana të sigurta për të arritur qëllimin. Mos u frikësoni nga ajo që të tjerët do të mund të thonë, bëjeni më të mirën që mund ta bëni në rrethanat aktuale. Më së miri do të ishte që të orientoheni në punët honorar. Është e mundshme që aktualisht nuk i keni në dispozicion të gjitha informacionet, kështu që këshilloheni që të jeni të durueshëm.

Shëndeti: Lodhjen mund ta zgjidhni me gjumë të mjaftueshëm.

Dashuria: Këtë periudhë do të keni mundësi që ta zgjidhni një mosmarrëveshje të mëparshme në marrëdhëniet me personin e dashur dhe në njëfarë mënyre sërish do të krijoni besimin reciprok. Nëse jeni të lirë do të dëshironi të relaksoheni dhe të flirtoni, posaçërisht nëse do të shkoni në një udhëtim. /Telegrafi/


Like it? Share with your friends!