Horoskopi javor, 22-28 Shkurt/ Si do të jetë kjo javë përsa i përket punës?


Dashi

Mbase jeni pak vonë. Tani keni humbur gjithë kohën tuaj, prapa preteksteve dhe shpërqendrimeve të padobishme të të gjitha llojeve, vetëm për të shmangur adresimin e disa çështjeve.Ndoshta keni frikë nga gjykimi i kolegëve ose eprorëve tuaj, por duhet të merrni një qëndrim, sepse disa aktivitete varen nga tuajat . Ju duhet ta dini këtë më mirë se të tjerët, përkundrazi bëni sikur asgjë nuk ka ndodhur. Merr kurajo.

Demi

Nëse nuk doni që gjithçka të kthehet kundër jush, duhet domosdoshmërisht të merrni anën e atyre që janë më të njohur me disa situata, për mungesën tuaj të përvojës.

Binjakët

Flisni më hapur për dyshimet tuaja me njerëzit përreth jush. Ekzistojnë disa situata të jashtëzakonshme , me të cilat absolutisht do të duhet të përballeni me shumë guxim, pa vonesë.

Gaforrja

Lërini të gjitha pasiguritë tuaja. Nuk është më koha për të qëndruar mënjanë. Ju keni aftësitë dhe cilësitë e duhura, ashtu si të gjithë me të cilët garoni. Jini më të vendosur.

Luani

Ju nuk mund t’i trajtoni të gjithë në mënyrë të barabartë, veçanërisht nëse jeni mësuar të merrni besime të caktuara. Profesionalizmi mund të sjellë një ndryshim.

Virgjëresha

Sillni gjëra të reja në mjedisin tuaj. Po kaloni një kohë të mirë për punën tuaj, të paktën për pjesën krijuese, prandaj mos kurseni nga idetë tuaja, shkoni më tej.
Peshorja
Problemi juaj është fillimi, jo qëndrueshmëria. Ju i dini shumë mirë se cilët janë kufijtë tuaj dhe e lini veten të ndikoheni shumë.

Akrepi

Ju do të sillni shumë lajme në mjedisin tuaj të punës dhe vetëm për të qenë një pengesë për ata që, në të kaluarën, ju kanë penguar. Pak hakmarrje nuk do dëmtojë askënd.

Shigjetari

Ju do të bëni gjithçka për të qenë shumë më aktivë se zakonisht, veçanërisht në ditët e para. Duhet të demonstrosh diçka, por edhe të zgjidhësh disa ngatërresa.

Bricjapi

Ju do të takoni disa njerëz për punën tuaj, por nuk do të duhet të shqetësoheni nga problemet e tyre, ankesat e tyre. Me pak fjalë, mos i dëgjoni të gjitha fjalët, lini disa prej tyre për të mirën tuaj.

Ujori

Ju do të punoni shumë më mirë, nëse keni një qëllim ekonomik para jush për ta arritur, përndryshe nuk do të keni nxitjen e duhur, do t’ju mungojë dëshira. Nuk ka kuptim të bësh moral, apo të kërkosh etikë, sepse në fund të fundit, paratë gjithmonë duhen.

Peshqit

Ju keni disa dyshime në lidhje me një aspekt të jetës suaj të punës , sepse ka shumë të panjohura. Është normale të bëni pyetje, por gjithashtu duhet t’i jepni vetes disa përgjigje, të paktën provoni./ CNA.al


Like it? Share with your friends!