Horoskopi javor nga 28 dhjetori deri në 3 janar nga Russell Grant


Dashi

Para se të ndiqni me kokëfortësi atë që dëshironi duhet të pyesni veten tuaj nëse mund t`i arrini. Të mbash atë që dëshiron është diçka shumë e mirë nëse ëndrrat e tua janë të arritshme. Një qëllim mund të jetë i mundur por jo në këtë moment. Koha mund të jetë e gabuar.

Demi

Puna vullnetare mund të hapë rrugën për një punë me rrogë të mirë vitin që vjen. Nëse jeni duke punuar dhe po mësoni të rinjtë në kohën tuaj të lirë, mund të konsideroni këtë karrierë. Do të merrni shumë kënaqësi nga ndarja e aftësive dhe njohurive tuaja me studentët.

Binjakët

Nëse doni të keni përparim, jini të gatshëm të mësoni nga njerëzit që janë të aftë dhe të ditur. Ju do të mësoni shumë duke parë metodat e tyre të punës. Vendosini në punë ato që keni mësuar. Praktika çon në përsosmëri.

Gaforrja

Ju duhet të merrni vendimet tuaja. Jeta është e paparashikueshme dhe familja juaj do të përpiqet të ndihmojë, por këshillat e tyre mund të mos u përshtaten rrethanave tuaja. Do të jetë e vështirë të vendosësh se çfarë dëshiron të bësh. Merrni kohën tuaj. Bëni zgjedhjet tuaja dhe duhet të jeni të kënaqur me rezultatin përfundimtar.

Luani

Ju dëshironi veprim dhe aktivitet dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jeni të lumtur kur diskutimet vazhdojnë më gjatë sesa parashikohet. Njerëzit po debatojnë se kush bën çfarë, kur dhe ku, ndërsa ju prisnit që marrëveshjet të bëheshin shpejt, dikush po u shkakton të gjithëve shumë zhgënjim.

Virgjëresha

Miqtë dhe kolegët do t’ju pyesin se çfarë po bëjnë gabim sepse ata e dinë që ju do ta shikoni problemin në një mënyrë analitike. Ju keni një mënyrë të menduari që ju ndihmon të merrni me rrënjët e problemeve. Bëni aq shumë për të tjerët, saqë neglizhoni punën tuaj.

Peshorja

Dikush që u largua nga jeta juaj me premtimin se nuk do t’i shihni më kurrë, duket se ka ndryshuar mendje. Nga sa keni dëgjuar ata po planifikojnë të rikthehen. Përgatituni vetëm në rast se thashethemet janë të vërteta. A doni vërtet ta kaloni përsëri këtë përvojë përsëri?

Akrepi

Ndaloni ndjekjen e ëndrrave të pamundura. Një marrëdhënie që ju keni mbajtur me shpresën se do të përmirësohet nuk do të përmirësohet. Në vend që të presësh që dikush tjetër t’i japë fund, bëhu ti ai që do të largohet. Largimi për ca kohë do të ndihmojë që plagët të shërohen shpejt.

Shigjetari

Dikush nga e kaluara që rihyn në jetën tuaj do të vendosë një propozim fitimprurës në rrugën tuaj. Ata do t’ju kenë kërkuar ju posaçërisht sepse e dinë që kjo ofertë do të jetë perfekte për ju. Dy fusha që mund t’ju sjellin më shumë kënaqësi janë punët e karrierës dhe miqësitë.

Bricjapi

Sjellja posesive e dikujt ose disa rregulla të vendosura kohët e fundit kanë filluar t`ju frustrojnë. Ju pranoni dhe kuptoni nevojën për disa kufizime, por kur kjo fillon të mbysw kreativitetin tuaj dhe të zvogëlojë produktivitetin tuaj, ju duhet ta shikoni këtë situatë nga një perspektivë objektive për të gjetur një zgjidhje.

Ujori

Nuk po merrni respektin që meritoni në një vend pune apo mjedis studimi. Ju mund të mendoni përgjatë vijave që një ndryshim i imazhit mund të ndryshojë edhe mënyrën se si ju shohin të tjerët. Përcjellja e një imazhi besimi dhe suksesi do t’ju sjellë në rrugën e mundësive.

Peshqit

Mos u nxitoni të pranoni një ofertë ose propozim emocionues përpara se ta shikoni nga të gjitha anët. Mund të mos duket aq e mrekullueshme nga një këndvështrim tjetër. Kërkoni këshilla nga një mik ose koleg që ka përvojë në këtë fushë. Merrni parasysh fjalët e tyre me kujdes para se të merrni një vendim


Like it? Share with your friends!