HOROSKOPI / Parashikimi i Paolo Fox për sot, e shtunë 24 tetor 2020


Dashi

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot dhe e diela do të jenë dy ditë të këndshme, falë Hënës në aspektin harmonik. Duket se periudha e errët është gati të mbarojë, lajmet e rëndësishme do të vijnë shumë shpejt. Nëse jeni përfshirë në një mosmarrëveshje ose nëse keni probleme financiare mund të merrni lajme pozitive në ditët në vijim. Shumë gjëra do të ndryshojnë në dhjetor!

Demi

Ju do të ndjeni nevojën për të adresuar sqarime të rëndësishme sot. Astrologu popullor Paolo Fox ju këshillon që të mos zemëroheni dhe të grindeni, por të jeni të kujdesshëm, edhe nëse ka ndonjë që do të përpiqet t’ju provokojë. Bëni një përpjekje të hiqni dorë nga melankolia që ju pushton herë pas here dhe të pushoni më shumë!

Binjakët

Siç këshillohet nga horoskopi i Paolo Fox, e shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë të mira për të organizuar një takim të rëndësishëm ose për të diskutuar një projekt, sepse do të mbështeteni nga yje që favorizojnë të gjitha aktivitetet. Mos harroni gjithashtu se 2021 do të jetë një vit shumë premtues.

Gaforrja

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, sot ju mund të vendosni të lini pas kontrastet dhe tensionet e së mërkurës dhe të enjtes dhe të përpiqeni të rigjeni forcën. Nëntori do të nxisë Gaforret që po vazhdojnë me histori të çaluara dashurie, për t’i mbyllur ato plotësisht. Ju do të jeni në gjendje të ktheheni në majë, madje edhe më shumë duke pasur parasysh faktin se 2021 do të jetë një vit i çliruar nga kundërshtimi i Saturnit!

Luani

Siç rekomandohet nga horoskopi i Paolo Fox sot dhe nesër, duhet të keni kujdes dhe të mos bini në provokime, veçanërisht në familje. Do të jeni shumë të zhytur në mendime dhe ndoshta edhe pak të zemëruar. Ka nga ata që do të kenë një inat të thellë ndaj një personi ose njerëzve që nuk ju dhanë atë që dëshiruan. Ka shumë mundësi që do t’ju duhet të rregulloni ose pastroni një mëri të vjetër.

Virgjëresha

Sot do të mbroheni nga Venusi, Jupiteri dhe Saturni i favorshëm, prandaj mos u dekurajoni edhe nëse do të keni disa vështirësi personale për të kapërcyer. Periudha është ende shumë premtuese dhe duhet ta shfrytëzoni maksimalisht, në funksion të një 2021 që do t’ju lejojë të korrni atë që keni mbjellë këtë vit.

Peshorja

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot dhe të dielën do të jeni plot energji dhe dëshirë për të dashur, dëshirë kjo që do t’ju ​​shoqërojë gjatë gjithë fundit të tetorit. Kjo sepse Hëna do të jetë në aspektin harmonik dhe sepse duke filluar nga data 28, Venusi do të jetë përsëri aktiv: marrëdhëniet me të tjerët do të jenë më harmonike! Në punë ka ditë ndërmjetësimi, negociatash dhe eksperimentimesh, por dijeni se në fund të vitit shumë gjëra do të zhbllokohen.

Akrepi

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, sot dhe nesër mund të ndiheni nervozë ose të mërzitur. Dikush do të shqetësohet për një të dashur që nuk ndihet mirë ose thjesht keni qenë shumë të lodhur kohët e fundit dhe tani do t’ju duhet më shumë pushim. Ju do të duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë gjërave të vogla, detajeve, sepse kur nuk jeni në gjendje të mirë, prireni të shpërqendroheni dhe të hidheni në gjëra të shumta në të njëjtën kohë, duke bërë gabime.

Shigjetari

Sot do të duhet të ndaleni dhe të mendoni. Duhet të pastroni mendjen në dashuri. Kushdo që ka vazhduar një marrëdhënie pa u bindur plotësisht, do të duhet të ndajë mendjen. Në nëntor, madje mund të ndodhë që dikush të zbulojë se ka një ndjenjë të thellë ndaj një personi të cilin e kanë injoruar prej kohësh.

Bricjapi

Sot do të jeni më të qetë se në të kaluarën, por gjithmonë pak të shqetësuar për financat dhe punën tuaj. Në kohët e fundit ju e keni kthyer jetën përmbys në funksion të një të ardhme që shpresoni të jetë më e mirë, pak më e qetë. Dhe nuk jeni tip që keni frikë nga mundësia që të keni nevojë për të bërë disa ndërprerje të forta. Në çdo rast, përpiquni të kurseni më shumë dhe në dashuri bëni kujdes me fjalët që do të përdorni!

Ujori

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox sot dhe ditët e ardhshme do të jenë stimuluese. Projektet gradualisht po marrin formë dhe nga java tjetër Venusi do të kthehet në favorin tuaj. Kjo do të thotë më shumë forcë dhe energji për ju dhe për ata që ju ndjekin!

Peshqit

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, sot dhe e diela do të jenë dy ditë që do t’ju lejojnë të gjeni më shumë forcë dhe disa emocione të këndshme. Sidoqoftë, do të duhet të përpiqeni të harroni tensionet e përjetuara në fillim të javës, veçanërisht nëse ato kanë shkaktuar dyshime në dashuri! Tani për tani ka disa Peshq që po vënë në dyshim marrëdhënien e tyre.


Like it? Share with your friends!