Horoskopi për datën 16 janar nga Russell Grant


Dashi

Ju jeni i hapur për përvojat e reja. Lejojeni një mik t?ju prezantojë me një kuzhinë, sport apo hobi. Njerëzit admirojnë mendjen tuaj të hapur dhe shpesh kërkojnë shoqërinë tuaj kur futen në aventura. Ata e dinë që nuk do të ankoheni. Jini të hapur për të studiuar me një mësues jo shumë të mirë. Edhe pse metodat e tij do të duken të çuditshme në fillim, së shpejti do e kuptoni që janë shumë efektive.

Demi

Ju dëshironi të fitoni njohuri të specializuara për të përmirësuar perspektivën tuaj të karrierës. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t?u regjistruar në një kurs. Do të duhet të punoni shumë për të zgjidhur detyra të ndërlikuara. Jini të durueshëm për thithjen e informacionit. Një mundësi përrallore karriere është rrugës. Sekreti i suksesit tuaj është gatishmëria për të provuar gjëra të reja.

Binjakët

Udhëtimi është një burim i shkëlqyer gëzimi për ju. Të shohësh botën stimulon intelektin. Kjo ju bën të vini në dyshim qëndrimin tuaj dhe ju frymëzon të krijoni një mënyrë jetese më të dobishme. Mësoni një gjuhë të huaj. Kjo do t’ju ndihmojë të fitoni një punë jashtë shtetit. Ndarja e njohurive tuaja prej eksperti me një student të etur për të mësuar do të jetë shpërblyese. Këto seanca studimi do të jenë aq frymëzuese sa të filloni punën për një libër.

Gaforrja

A jeni i vendosur të rrisni të ardhurat? Formuloni një strategji. Ndiqni instinktet tuaja. Mënyra më e shpejtë për të fituar zemrën e partnerit është përmes trurit të tij. Nëse doni të shtoni pak erëza në jetën tuaj sensuale, kaloni më shumë kohë cilësore së bashku. Kjo do t?i hapë rrugën pasionit.

Luani

Kjo është një kohë e mirë për të nënshkruar një kontratë ose për të krijuar një partneritet. Puna me dikë, sfondi i të cilit është i ndryshëm nga i juaji, do të jetë produktive. Ndërkohë që ju mbani marrëdhëniet me klientët, partneri juaj do punojë në prapaskenë. Shoku juaj më i mirë ose partneri romantik do të marrë një lajm shumë të mirë. Dilni dhe festoni. Ju indirekt do të përfitoni nga ky lajm.

Virgjëresha

Ju jeni metodikë në punën. Në vend që të zhyteni në një detyrë, kaloni disa momente duke planifikuar. Pasi të bëni një listë të furnizimeve të nevojshme dhe detyrave si dhe të vendosni afatet për çdo fazë të punës, do t’i hapni rrugën suksesit. Pasi të keni kaluar një konsultë mjekësore, do t’ju këshillohet të bëni disa ndryshime në rutinën tuaj të përditshme. Ndiqni këtë rekomandim. Do të ndiheni shumë më mirë pasi të keni ndryshuar dietën tuaj ose regjimin.

Peshorja

Imagjinata juaj është në periudhën më të mirë. Lërini punët e përditshme pas dore dhe merruni me diçka që ju pëlqen. Kur nuk keni një spunto për imagjinatën tuaj, ndiheni keq. Një flirt intensiv bën që besimi juaj të rritet. Ndiheni mirë kur pëlqeheni nga dikush që është i zgjuar, inovator dhe me humor. Mos nxitoni për të kaluar në një marrëdhënie serioze. Lëreni fazën e miqësisë sa më gjatë që të jetë e mundur.

 

Akrepi

Kjo është një kohë e shkëlqyer për të shtuar artikuj me vlerë në një koleksion. Pas një kërkimi të gjerë në internet, do të zbuloni disa koleksione të rralla me çmime të arsyeshme. Blijini këto sa më shpejt të jetë e mundur; ato nuk do të jenë në treg për një kohë të gjatë. Fillimi i një biznesi nga shtëpia është një mundësi e mirë.

Shigjetari

Një udhëtim në distancë të shkurtër do t`ju bëjë mirë. Ju e urreni të bëni të njëjtën gjë çdo ditë. Vizita tek një mik i vjetër do t`ju bëjë të ndiheni mirë. Kërkojini të dashurit tuaj që t’ju marrë në një turne. Aty mund t`ju përgjigjeni dhe disa mesazheve dhe emaileve që i keni lënë në pritje nga ngarkesa e përditshmërisë. Do të merrni disa lajme të shkëlqyera nga dikush, ndoshta një fqinj. Një ndërtesë në lagjen tuaj po shitet. Interesoheni për të.

Bricjapi

Një mundësi biznesi që përfshin artin, muzikën ose argëtimin ia vlen të ndiqet. Gjithmonë keni pasur një vlerësim të thellë për njerëzit krijues. Të dish të motivosh është mbresëlënëse. Kjo do t`ju sjellë njëherësh fitime të mëdha. Bindjuni intuitës tuaj. Kur keni një zgjedhje midis marrjes së një detyre për para dhe bërjes së punës që ju pëlqen, zgjidhni këtë të fundit.

Ujori

Një prezantim publik do të jetë i suksesshëm. Propozimi i një produkti ose shërbimi të ri do të tërheqë investitorët nga çdo cep. Punëdhënësi juaj do të jetë aq i kënaqur me rezultatet dhe do t`ju ngrejë në detyrë. Aftësitë tuaja të shkëlqyera të komunikimit ju shërbejnë. Nëse jeni përfshirë në një negociatë të gjatë, do të përparoni tani.

Peshqit

Jeni shumë i ndjeshëm. Kur gjërat shkojnë mirë, shpirti tuaj fluturon nga gëzimi. Nëse një situatë ju duket toksike, ndjeheni keq. Qëndroni optimist pavarësisht rrethanave. Kjo do të jetë fuqizuese. Gjejeni brenda vetes lumturinë që kërkoni. Mos u ndjeni nën presion për të bërë një zgjedhje. Kur dyshoni, besojini intuitës tuaj. Ajo ju çon në rrugën më të mirë.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.


Like it? Share with your friends!