Horoskopi për datën 2 mars nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 2 mars 2021.

Dashi

Një udhëtim i shkurtër i papritur do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Takimi i një shoku ose të afërmi do t’ju japë stimulin që keni nevojë. Ju mund të vendosni të bashkëpunoni për një projekt krijues që më vonë mund të shndërrohet në një biznes. Do të keni mundësi të zgjidhni një çështje që ju ka shqetësuar për muaj të tërë. Sapo të zbuloni historinë e vërtetë sjellja e çuditshme e një personi do të ketë kuptim. Ji i dhembshur ndaj këtij individi që ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm.

Demi

Lajmet e mira në lidhje me paratë do të vijnë. Të ardhurat tuaja po rriten në mënyrë të vazhdueshme. Përdorini paratë shtesë për të financuar një ëndërr që keni pasur që nga fëmijëria. Kjo mund të jetë: një udhëtim në det, krijimi i një koleksioni ose një projekti arti. Puna për një projekt të marrëdhënieve me publikun do të jetë shpërblyese. Do keni një shans për të sjellë në vëmendje një çështje që është afër zemrës tuaj. Njerëzit do t’i përgjigjen me entuziazëm kombinimit tuaj të zgjuar të fjalëve dhe imazheve.

Binjakët

Ky është një moment i mirë për të filluar një fushatë promovuese. Hedhja e vëmendjes në një kauzë ose biznes do të jetë shumë argëtuese. Mendoni diçka ndryshe për këtë punë; njerëzit janë të mërzitur nga të njëjtat gjëra në këtë fushë. Qasja juaj krijuese do të tërheqë famë dhe brohoritje. Njerëzit admirojnë punën tuaj dhe do t’ju ofrojnë disa komisione fitimprurëse. Fitimi i parave nga këto punë do të rritë besimin tuaj. Është mirë të dini se ju po fitoni para pavarësisht si po ecën ekonomia.

Gaforrja

Jeni në kërkim të dashurisë? Do gjeni dikë që ndan të njëjtin interes me ju për të pasur një jetë të përmbushur. Së bashku, mund të gjeni një vend të rehatshëm ku do të argëtoni grupe të mëdha njerëzish. Një mundësi për të udhëtuar, mësuar ose mbajtur një fjalim do t`ju bjerë në prehër. Edhe pse nuk keni provuar kurrë diçka të tillë më parë, ky nuk është një justifikim për të hedhur poshtë një ofertë të tillë. Është koha për të marrë një rrezik. Do të keni shumë përfitime nga kjo aventurë.

Luani

Do të takoni një dashuri të vjetër. Të takoni njëri-tjetrin do të jetë argëtuese, por nuk jeni të sigurt nëse dëshironi që ta rindezni sërish këtë marrëdhënie. Flisni për gjëra të përgjithshme dhe mos bini pre e presionit për të kaluar një darkë romantike me të. Një rimbursim do të arrijë tek ju vetëm kur paratë t’ju duhen më së shumti. Përdorini këto para për të paguar një faturë. Lirimi nga kjo barrë financiare do t’ju lejojë të flini më lehtë. Ju duhet ta pranoni, shqetësimi për paratë është bërë jashtëzakonisht i lodhshëm.

Virgjëresha

Një punë me përfitime të shkëlqyera ia vlen të pranohet. Përfitoni nga këto para që do të merrni pasi këto mundësi që ju bien në dorë janë shumë rralla. Vendosja mënjanë e këtyre parave do t’ju japë siguri financiare. Është koha për të rishqyrtuar seriozisht një partneritet. Dy koka janë më mirë se një. Ju gjithmonë keni qenë shumë të mirë për të analizuar problemet dhe për të hartuar zgjidhje praktike për to. Biseda me një person do të sjellë ekuilibrin që duhej në jetën tuaj.

Peshorja

Këshillohet vizita e një qyteti të largët. Ju mund të nënshkruani një marrëveshje të rëndësishme biznesi ose të takoni dikë të veçantë në këtë udhëtim. Vendasit do të të impresionohen nga gatishmëria juaj për të mësuar sa më shumë në lidhje me shtëpinë e tyre. Do të merrni shumë falenderime për punën tuaj nga një punëdhënës mirënjohës. Falë kontributeve tuaja, kompania po fiton më shumë para se kurrë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar ngritje rroge ose promovim. Nuk ka dyshim se e keni merituar një shpërblim.

Akrepi

Një hua ose një grant do t’i jepet një anëtari të familjes që dëshiron të zgjerojë arsimin e tij ose të fillojë një biznes. Jini sa më shumë mbështetës për këtë plan. Ju mund të mos e kuptoni, por kontributi juaj do të thotë shumë për këtë të afërm. Nëse doni të bëni një udhëtim, zgjidhni një destinacion që nuk e keni vizituar më parë. Do të kaloni një kohë të mrekullueshme dhe do të zbuloni disa tradita të bukura dhe ushqime të shijshme. Është koha për të zgjeruar horizontet tuaja.

Shigjetari

Në vend që t’i shpenzoni paratë menjëherë, vendosini në një llogari kursimi. Do të jeni të lumtur që e keni këtë mbështetje financiare kur të përballeni me një vendim të rëndësishëm. Pjesëmarrja në një festë familjare do të jetë më e këndshme sesa pritej. Do të jetë kënaqësi të kaloni kohë të bukur me një të afërm që gjithmonë e keni admiruar. Duhet që të merrni në konsideratë këshillat e tij në lidhje me një çështje të karrierës. Ata duan më të mirën tuaj.

Bricjapi

Bashkëpunimi me të tjerët do të jetë shumë më produktiv sesa të jeni vetëm. Jini të hapur për idetë e një personi të ri. Ju do të befasoheni për mirë kur të zbuloni se sa përvojë dhe njohuri kanë ata. Do të ishte marrëzi të injoroni fjalët e tyre dhe kontributet e dobishme. Do të keni një shans të përzieni biznesin me kënaqësinë gjatë një udhëtimi. Pasi të keni bërë punën tuaj, do të argëtoheni duke eksploruar një metropol me partnerin tuaj.

Ujori

Një lojë e fatit do të rezultojë në fitore financiare. Përdorini këto para shtesë për të blerë një libër të vlefshëm, kompjuter të ri ose smartphone-in e fundit. Këto blerje ju lidhin me botën dhe do t’ju sjellin kënaqësi. Një punë me një pagë të madhe do të vijë së shpejti. Edhe pse nuk jeni në humor për një ndryshim, do të jetë një veprim i mençur nga ju që ta pranoni këtë pozicion. Jo vetëm që do të kënaqeni me detyrat tuaja, por kolegët tuaj do të bëhen miq të mirë.

Peshqit

Do të merrni një lajm të shkëlqyer për një çështje personale. Dikush mund të fejohet ose martohet. Është e mundur që edhe një i afërm i juaj të bëhet me fëmijë. Cilido të jetë shkaku ftojni të gjithë në festë. Është kaq e rëndësishme të mblidheni për raste të lumtura. Mos hezitoni të promovoni idetë tuaja tek një person me ndikim. Ju keni sugjerime të mrekullueshme për një projekt krijues ose biznes. Duke treguar pasionin tuaj, do të merrni financimin e nevojshëm për të filluar një sipërmarrje të suksesshme.

 


Like it? Share with your friends!