Horoskopi për datën 20 dhjetor nga Russell Grant


Dashi

Mundësia për t`i shlyer një miku një favor të kaluar nuk do të kalojë pa u vërejtur. Me kënaqësi do të ndryshoni planet në minutën e fundit nëse do të thotë se mund të ndihmoni dikë që ka nevojë për ju. Ka diçka që do shtojë të qeshurat në këtë ditë.

Demi

Një i afërm i moshuar i beson këshillave tuaja dhe ju e dini që po ju marrin seriozisht. Do të arrihen marrëveshje në familje në lidhje me organizimin për festa edhe pse të gjithë kishit ide dhe angazhime të ndryshme.

Binjakët

Do bësh diçka të jashtëzakonshme që të përshtatet. Pavarësisht nëse jeni duke punuar ose po kaloni kohë me familjen tuaj, do të jeni të lumtur për çdo mundësi që ju nxjerr pak nga rutina normale. Jeni të hapur për sugjerime për aktivitetet që do kaloni me miqtë në kohën e lirë.

Gaforrja

Keni arsye të shëndetshme kur bëhet fjalë për trajtimin e financave. Ju po kërkoni mënyra të reja për të fituar para dhe kjo mund të përfshijë një sipërmarrje ose ushtrimin e krijimtarisë për të bërë para. Nevojitet më shumë mendim para se ta realizoni, por jeni duke menduar në vijat e duhura për të ardhmen.

Luani

Ju i keni dëshmuar partnerit dhe familjes suaj se sa vetëkontroll dhe vullnet të fortë keni kur bëhet fjalë për financat. Nëse nuk keni para për të kursyer, këto Krishtlindje, vazhdoni të jetoni në përputhje me reputacionin që keni ndërtuar kohët e fundit për veten tuaj. Nëse diçka e shtrenjtë tërheq vëmendjen tuaj në një ankand në internet, përmbahuni.

Virgjëresha

Ju jeni i sinqertë me të tjerët dhe nuk e shihni pse ata nuk mund të jenë njësoj me ju. Kjo është arsyeja pse do të reagoni me shpejtësi dhe vendosmëri kur të kuptoni se dikush po përpiqet t’ju bëjë vërejtje pa të drejtë. Nuk do të dorëzoheni derisa të zbuloni gjithçka që duhet të dini për të qenë në gjendje të merrni një vendim të ekuilibruar.

Peshorja

Familja juaj po bën plane festive në të cilat dëshiron të jesh pjesë. Miqtë po ju bëjnë ftesa gjithashtu. Kur bëni zgjedhjen tuaj, gjëja e rëndësishme është të shkoni me atë që ju bën të ndiheni më mirë. Përqendrohuni në lumturinë tuaj. Ajo ka më shumë rëndësi.

Akrepi

Përpjekjet tuaja të fundit për të justifikuar veprimet jo karakteristike të një anëtari më të ri të familjes do të dëshmojnë se kanë vlejtur. Ata do të pranojnë se kanë kaluar disa probleme, por po i menaxhojnë më mirë tani. Ju do të jeni të kënaqur të dini se përgjigjja juaj instiktive ishte e duhura.

Shigjetari

Shmangini njerëzit me të cilët nuk mun të diskutoni. Qetësia mendore është mbi të gjitha. Nuk keni përse përpiqeni vazhdimisht të ndryshoni mendimet e dikujt që nuk ia vlen.

Bricjapi

Një dëshirë për t`u takuar me të tjerët është shumë e fortë për ta injoruar. Ju dëshironi të takoheni me familjen dhe miqtë për një festë. Në këto ditë pandemia mund të zgjidhni të lidheni edhe virtualisht. Rëndësi ka ta ruani kohën e vlefshme për miqtë dhe ata që doni vërtet dhe jo për të panjohurit.

Ujori

Dikush do t`ju ndihmojnë me një projekt që ka dështuar për ta çuar në rrugën e duhur. Shumë shpejt do ta harroni kohën e krizës që kaluat.

Peshqit

Po gjeni mënyra të reja dhe emocionuese për t’i bërë të ditur partnerit tuaj dhe të dashurve të tjerë se sa i doni dhe sa kujdeseni për ta. Emocione të lumtura do dalin në sipërfaqe. Do gjeni disa ide të shkëlqyera se si mund ta përdorni kohën tuaj në mënyrë më produktive dhe efektive në të ardhmen.


Like it? Share with your friends!