Horoskopi për datën 26 janar nga Russell Grant


Dashi

Koha e harxhuar me miqtë që ndajnë interesa të njëjta me tuajat do të jetë freskuese. Ju mirëpresni mundësinë për të diskutuar me ekipin tuaj të preferuar sportiv, artistik apo politik. Komentet tuaja do të përshëndeten me entuziazëm. Ndjekja e një ëndrre të dashur do t’ju japë një këndvështrim të ri për jetën. Një person dinamik si ju ka nevojë për sfida të vazhdueshme. Është koha të ndërmerrni një rrezik.

Demi

Një shok do t’ju tregojë për një punë emocionuese që së shpejti do të vihet në dispozicion. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të riparë CV-në tuaj, për të mbledhur referime dhe për të praktikuar aftësitë tuaja për të përballur intervistimin. Përgatitja është gjysma e betejës për t`u ulur në këtë pozicion. A jeni i shqetësuar për mospërshtatjen me turmën? Mendoni për njerëz të veçantë, të cilët i keni admiruar gjithmonë. Të pasurit guxim për të qenë ndryshe do t`ju japë famë.

Binjakët

Ju jeni të vendosur të mos jeni i lidhur me një pjesë të botës. Arritja e aftësive që do t’ju lejojnë të punoni kudo, është një ide e zgjuar. Bëni disa hulumtime për llojin e biznesit që mund të kryeni kudo; kjo punë do t?ju ??shërbejë për mirë. Një shans për të ndarë ekspertizën tuaj me të tjerët do të jetë shpërblyes. Nuk ka rëndësi nëse kjo është një punë e paguar apo një pozicion vullnetar. Përmbushja që merrni nga kjo punë do të jetë domethënëse. Do të zbuloni instinkte që nuk e dinit se ekzistonin.

Gaforrja

Keni dyshime mbi një histori dhe mbi fakte që mbështesin pretendimin e një rivali. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë disa hulumtime të thella. Do të gjeni shpejt informacion të besueshëm që kundërshton deklaratat e tij. Paratë nga një trashëgimi, do vijën drejt jush. Mbani ca kursime për një ditë të keqe. Ndërsa të tjerët luftojnë për të paguar faturat e tyre, ju do të jetoni të qetë. Është gjithmonë zgjedhje e zgjuar të kurseni për ditët me shi.

Luani

Është koha për të pajtuar dy të afërm në konflikt. Keni dashuri për të dy palët. Duke iu afruar secilit veç e veç, mund të rregulloni disa keqkuptime që kanë shkaktuar dhimbje të mëdha. Të gjithë do jenë në harmoni më pas. Një marrëdhënie e ngushtë ju jep guximin për të ndërmarrë një rrezik. Ndryshimi i stilit tuaj ose i punës do jetë diçka që do funksionojë për mirë.

Virgjëresha

Vendosja e rendit në kaosi është një nga specialitetet tuaja. Rregulloni oraret dhe përvishjuni punës. Nëse jetoni me të afërm ose shokë dhome, duhet t?i vendosni edhe ata të punojnë. Mos u habitni kur të gjeni disa sende me vlerë që i quanit të humbura. Nëse jeni lodhur, rregulloni orët e punës. Në vend që të bëni punën e tre personave, shkurtoni produktivitetin tuaj. Do të jeni më pak të irrituar pasi të keni pushuar dhe të jeni relaksuar. Miqtë do të fillojnë përsëri të kërkojnë shoqërinë tuaj.

Peshorja

Jeta juaj e dashurisë po fillon të ringjallet. Nëse jeni në një lidhje serioze, lejojeni partnerin t`ju përkëdhelë me dashuri dhe t`ju mbushë me dhurata. Do kaloni një mbrëmje pasionante. Jeni beqare? Shkoni në një takim. Një mik i ngushtë do t’ju japë këshilla të mira që nuk doni t`i dëgjoni. Asnjëherë nuk është e lehtë të pranoni që keni bërë gabim. Sa më shpejt ta pranoni, aq më shpejt do ta rregulloni. Kërkoni ndjesë.

Akrepi

Të qenit kujdestar ka shpërblime të jashtëzakonshme emocionale. Ju gjithmonë keni pasur instinkte të shkëlqyera rreth asaj që njerëzve u duhet për të lulëzuar. Nëse kjo do të thotë të paguani për mësimet e muzikës së një fëmije, për të përgatitur ushqim të shijshëm për një të afërm të sëmurë ose për të inkurajuar partnerin të arrijë diçka, ashtu bëni. Nëse keni menduar të zhvendoseni, filloni të kërkoni një lagje që ju nxit imagjinatën. Anëtarësimi në një komunitet artistik do t’ju inkurajojë të kaloni më shumë kohë duke shkruar, pikturuar ose krijuar modele.

Shigjetari

Shfrytëzojeni mundësinë për të kapur detyrat që kohët e fundit i keni lënë pas dore. Bërja e vakteve gati për javën në vazhdim, larja e rrobave dhe pastrimi i banjës do të jetë lehtësim, por edhe argëtim. Dëgjoni muzikë ndërkohë që punoni. Rezultatet do të jenë të këndshme. Do të merrni reagime pozitive për një projekt krijues. Është mirë të dini që njerëzit e vlerësojnë punën tuaj. Ndërkohë që popullariteti juaj rritet, do t’ju ofrohet një pozicion i paguar mirë.

Bricjapi

Syri i mprehtë për të dalluar cilësinë do t’ju ndihmojë të bëni blerje të cilave do t`u rritet vlera. Blerja e veprave të artit, ose atyre antike do të jetë shumë argëtuese. Askush nuk mund të bëjë pazar si ju. Hyrja në një partneritet biznesi me një mik të pasur është një ide e shkëlqyer. Me vizionin tuaj krijues dhe paratë e tij do ndërtoni një kompani fitimprurëse. Ndajini të ardhurat në mes. Kjo është gjëja më e drejtë.

Ujori

Hyrja në një territor të ri do të jetë shumë argëtuese. Ekspertët admirojnë qëndrimin tuaj aventurier dhe do të ofrohen për t’ju mësuar dhe trajnuar. Pranojeni këtë ofertë bujare. Pasja e një mësuesi të talentuar do t’i hapë rrugën karrierës suaj. Jini të durueshëm dhe bëni shumë pyetje. Do ndjeni një lidhje të fuqishme me një të afër këto ditë. Një kënaqësi e ndërsjellë e një sporti ose një hobi të pazakontë do t’ju bëjë që të kaloni shumë kohë së bashku. Është bukur të takosh më në fund dikë që të kupton.

Peshqit

Mos e hidhni kurrë poshtë një shans për të lëvizur apo për të ëndërruar. Më në fund, do të keni më shumë kohë të lirë për veten. Jepini vetes lejen për të bërë një sy gjumë, ose për të bërë një shëtitje. Një mik me ndikim dëshiron t`ju ofrojë ndihmë financiare ose mbështetje morale. Jini të hapur për ta pranuar këtë ndihmë. Përkundër asaj që thuhet, nuk ekziston ende asnjë njeri që e ka arritur çdo gjë vetë. Të gjithë ne kemi një ndihmë në rrugën drejt suksesit.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.


Like it? Share with your friends!