Horoskopi për datën 27 mars nga Russell Grant


Dashi

Në vend që vetëm të jepni urdhra, edhe ju duhet të punoni. Kolegët do ta vlerësojnë qëndrimin tuaj të dobishëm. Ju nuk jeni nga ata njerëz që ndërsa një pjesë e ekipit lufton për të mbaruar në afat një projekt ju vetëm rrini dhe i shikoni. Aftësia juaj për të marrë vendime për të mirën e grupit është e vlefshme. Në vend që të diskutoni pafund për atë që duhet të bëni, ju duhet që të veproni së bashku. Kur ta përfundoni këtë projekt në kohë dilni dhe festoni së bashku.

Demi

Kohët e fundit, ju keni fituar shumë para. Është koha për të shijuar frytet e punës suaj. Ju jeni bekuar me një natyrë shumë sensuale. Mos u shqetësoni kur të tjerët mendojnë se jeni shumë ekstravagant. Ata janë thjesht xhelozë. Ndryshe nga shumë jerëz të tjerë ju jeni mjaft i zgjuar për të kuptuar se gjithmonë mund të fitoni shumë para. Në vend që vetëm të kurseni të gjithë paratë tuaja, ju edhe i shijoni në maksimum ato. Bravo.

Binjakët

Bërja e një pune që doni ju mbush me krenari. Ju jeni duke punuar shumë, por kjo nuk ju shqetëson sepse e doni atë që bëni. Nëse vazhdoni të punoni kështu, do të keni një përparim të jashtëzakonshëm profesional. Drejtimi i biznesit tuaj do të jetë i dobishëm. Do të ndjeheni shumë mirë duke prodhuar gjëra që janë reflektim i shijes dhe vlerave tuaja. Do të jeni shumë krenar duke bërë produkte që e bëjnë jetën e njerëzve më të thjeshtë.

Gaforrja

Një partneritet biznesi është burim i forcës së thellë. Me ndihmën e bashkëpunëtorit tuaj, ju mund të bëni biznes në një territor të ri dhe do të gjeni klientë të rinj. Së bashku, do të bëni një pasuri shumë të madhe. Vendosni sa më shumë të këtyre të ardhurave në një llogari pensioni. Të jesh në gjendje të largohesh nga bota e korporatave në moshë të re do të jetë shumë mirë për ju. Ju ëndërroni të keni një shtëpi të bukur pranë detit duke u argëtuar me miq dhe familjarët tuaj.

Luani

Shëndeti juaj është shumë i mirë. Pasi të keni bërë disa ndryshime në rutinën tuaj ju ndiheni të fortë, energjikë dhe pozitivë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shkuar në një udhëtim që keni kohë që e dëshironi. Vizita në restorante, dyqane dhe vendeve me interes historik do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë. Kur ju i jepni trupit tuaj ushqimin, pushimet dhe aktivitetin që duhet shanset tuaja për sukses do të shumëfishohen.

Virgjëresha

Është koha për të reflektuar në planet tuaja profesionale. Ju keni një mundësi për të fituar shumë para nga mallrat e bëra me dorë. Mos e nënvlerësoni veten. Vendosja e një çmimi të lartë për mallrat tuaja do të bëjë që të tjerët t’ju trajtojnë me respekt. Ajo që po ofroni është unike, e bukur dhe e dëshirueshme. Konsumatorët do të jenë të lumtur të paguajnë shtesë për diçka që nuk mund ta marrin askund tjetër. Do të keni aq shumë porosi sa do ju duhet të punësoni një asistent.

Peshorja

Ju jeni të lumtur për një ribashkim me një mik të vjetër ose një të afërm. Kjo gjë ju mbush me lumturi. Do të jetë kënaqësi të ecni nëpër kujtime. Kur të ktheheni në shtëpi, do të kuptoni se sa jeni rritur dhe ndryshuar ndër vite. Jepini vetes një shpërblim të bukur pasi keni përballur sfida të mëdha. Refuzimi juaj për t’u nënshtruar ndaj problemeve financiare, shëndetësore dhe romantike ju ka bërë një person shumë të fortë.

Akrepi

Puna juaj e vështirë po fillon të shpërblehet. Është mirë kur shikoni se kontributet tuaja po vlerësohen. Përdoreni këtë inkurajim si trampolinë për një projekt më ambicioz. Injoroni një fqinj ose një të afërm i cili ju ngacmon për aftësitë tuaja artistike. Ata janë xhelozë për talentin tuaj, sepse kurrë nuk do të kishin guxim t’i shfaqin vlerat e tyre artistike. Jini krenarë për veten tuaj. Kjo gjë ju jep forcë gjatë kohës së provës.

Shigjetari

Ngadalë por me siguri, gjërat po përmirësohen në frontin financiar. Ndiheni shumë mirë kur mund të paguani faturat dhe të blini disa gjëra luksi. Është mirë që të vendosni disa para në një llogari kursimi. Kjo gjë do t’ju japë më shumë liri në jetën tuaj personale dhe profesionale. Nëse jeni i papunë fillimi i një biznesi në shtëpi mund të jetë shumë fitimprurës për ju. Mendoni se cili mund të jetë biznesi më i mirë. Ka shumë mundësi për ju.

Bricjapi

Ju keni fuqi të jashtëzakonshme. Derdhni ambicien tuaj në një projekt komunikimi. Përdorimi i imagjinatës tuaj për një qëllim praktik dhe produktiv do t’ju japë lirnë që keni nevojë. Fjalët rrjedhin si një lum i fuqishëm. Ju ndiheni shumë të lidhur me publikun. Nëse jeni duke kërkuar për një vend pune, mund ta gjeni në një agjensi reklamimi, shtëpi botuese ose bibliotekë. Çdo punë që përfshin transmetimin e informacionit është premtuese për ju.

Ujori

Puna pas skene me një koleg të talentuar do të jetë interesante. Ju jeni të shkëlqyee në krijimin e ideve origjinale, ndërsa partneri juaj di si t’i shndërrojë ëndrrat në realitet. Së bashku, mund të fitoni shumë para. Nëse gjithmonë keni dashur të filloni një biznes, mund të filloni një të tillë së bashku. Jo vetëm që ka përvojën e duhur, por është dhe shumë i zgjuar dhë i përqendruar. Ju mund të përfitoni shumë nga ky bashkëpunim.

Peshqit

Një mik i mirë do t’ju ftojë të provoni diçka të re. Do argëtoheni së bashku. Hyrja në territor të ri nuk është e frikshme kur keni një person të ndjeshëm në krah. Mbështetuni tek ai kur ndiheni të pasigurt. Është mirë që horizontet e tua të zgjerohen. Të jashtmit mund të jenë xhelozë për këtë miqësi. Që kur filluat të kaloni më shumë kohë së bashku, jeni bërë më të guximshëm. Ky është një ndryshim pozitiv që duhet ta festoni.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format