Horoskopi për datën 29 mars nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për daten 29 mars 2021.

Dashi

Personaliteti juaj solar ju bën një karakter popullor. Mos u befasoni kur të merrni shumë ftesa festash. Merrni pjesë vetëm në ngjarjet që ju entuziazmojnë. Qëllimet afatgjata të karrierës po realizohen. Është emocionuese të dini se mund të arrini gjithçka që dëshironi. Vendosni qëllimet tuaja në diçka vërtet ambicioze dhe do arrini gjithçka që doni. Ju mund të ndërtoni një perandori biznesi, ose të bëheni i famshëm. Zgjedhja është e juaja.

Demi

Mos kini frikë nga një i panjohur. Ai do bëhet shoku juaj më i mirë. Disa ngjarje emocionuese do t`ju ndodhin. Do të bini në dashuri, ose do të gjeni një punë që keni ëndërruar. Ia vlen të festoni për secilën nga këto. Transferimi diku tjetër për të jetuar është një mundësi e veçantë. Në vend që të mos e pëlqeni këtë ndryshim, pranojeni. Do kemi mundësi për të shijuar qetësinë.

Binjakët

Ju jeni ylli i shfaqjes. E keni fituar admirimin e të gjithëve. Një gatishmëri për të eksploruar ide të reja dhe për të thyer traditat kërkon vëmendjen tuaj. Merrni këtë mundësi për të regjistruar një podcast, për të publikuar një libër ose për të shkuar në audicione. Do të priteni mirë kudo që të shkoni. Zgjerimi i burimeve tuaja do të jetë më pak i vështirë nga sa mendonit. Më shumë para janë rrugës për ju, por si fillim duhet të investoni pjesën më të madhe të fitimeve.

Gaforrja

Nëse humbni një punë, apo ju refuzojnë diku, kjo do ndodhë për më mirë. Dëshpërimi nuk është një opsion. Një mundësi shumë më e mirë do të vijë së shpejti. Sa më shpejt t’i pranoni njerëzit për atë që janë, aq më mirë do të jetë. Dhe mbi të gjitha, ndaloni së bazuari imazhin tuaj në atë që mendojnë të tjerët për ju. Duheta ta doni veten pa rezerva.

Luani

Ndjekja e rrugës më të lehtë, është gabim. Rezistojini tundimit për të dhënë ose pranuar një rryshfet. Do të bëni mirë të dëgjoni ndërgjegjen tuaj. Do t`ju duhet më shumë kohë për të realizuar qëllimin tuaj, por fitorja do të jetë shumë më e ëmbël. Puna po zvarritet. Bëni diçka jashtë punës. Dëgjoni muzikë ose mbillni kopshtin para shtëpisë. Merruni me diçka që ju bën të ndiheni mirë.

Virgjëresha

Koha është kritike për suksesin tuaj. Mos u ngutni për të përfunduar një projekt. Injoroni ata që ju bëjnë thirrje për të shpejtuar ritmin. Si përfundim, ju do ta kapni objektivin. Lëreni për pak kohë romancën pas dore. Do keni kohë më vonë për të. Fokusohuni njëherë tek puna. Një admirues do të vijë pranë jush sapo të kemi arritur një fitore në punë dhe më pas do ta shijoni të qetë romancën tuaj.

Peshorja

Jeni duke kaluar nëpër një transformim të thellë. Mos e luftoni. Njerëzit dhe aktivitetet që dikur ju frymëzuan nuk janë më bindës. Qëndrimi juaj mund të duket i ftohtë, por është mjaft i shëndetshëm. Shpenzimi i shumë kohe në shtëpi ju bën të ndiheni të shqetësuar. Bëni ca udhëtime në zonat përreth.

Akrepi

Pasi të arrini një qëllim të vjetër do t`ju jepet mundësia për të pushuar. Në vend që t’i nënshtroheni një bisede të bezdisshme, shkoni një vend të fshehtë, privat. Ideja për një projekt krijues do të shpërthejë, duke ju ngazëllyer për të ardhmen.

Shigjetari

Ju po merrni atë që meritoni. Një ngritje ose bonus do t’ju lejojë të blini diçka me vlerë të qëndrueshme. Vendosni një depozitë mënjanë për një makinë ose një shtëpi. Shtoni diçka me vlerë në koleksionet tuaja.Investoni diku. Jini të rreptë për çështjet etike. Kur fitoni reputacionin e të qenit i rreptë, manipuluesit do të shkojnë diku tjetër. Kjo do t`ju kursejë kohë, përkeqësim dhe para.

Bricjapi

Marrja e një rreziku do t`ju shpërblejë. Tentimi për diçka të re do t’ju ringjallë. Jeni gati për t`i treguar botës sa vleni. Zhvilloni një aftësi krijuese, ose hapni një biznes. Aftësitë tuaja janë të jashtëzakonshme. Përdorini për arritje të reja. Frikësojini kundërshtarët tuaj. Kjo do t`ju hapë rrugën për fitore.

Ujori

Ju po korrni shpërblimet e punës së madhe. Mos u habitni nëse bëheni përgjegjës për një organizatë të madhe. Nën udhëheqjen tuaj, morali do të përmirësohet dhe produktiviteti do të rritet. Kjo për shkak se ju e dini se si t’i lartësoni njerëzit, duke i frymëzuar që të bëjnë më të mirën. Mos e nënvlerësoni fuqinë e një rivali për ta bërë jetën të vështirë. Duke parashikuar lëvizjet e tij, do të jeni në gjendje t’i tejkaloni ato. Mbajini qëllimet tuaja të fshehta. Përdorni elementin e befasisë për të qenë një hap përpara kundërshtarit.

Peshqit

Ju e keni arritur nivelin e suksesit që synonit. Krijimtaria juaj është një aset. Falë ndikimit tuaj, ekipi do të prodhojë një punë interesante që meriton një çmim të madh. Ju do të përshëndeteni si një hero. Krijoni një miqësi me dikë që punon mirë punët e dorës. Ai do të demonstrojnë disa aftësi artizanale nga të cilat mund të fitoni para.


Like it? Share with your friends!