Horoskopi për datën 8 shkurt nga Russell Grant


Dashi

Shkuarja pas një ëndrre fëmijërie do të jetë shumë zbavitëse. Ju jeni lodhur duke u ndalur në probleme praktike. Ndryshimi i ritmit do të jetë i mirëpritur. Pengesat që dikur e bllokuan rrugën tuaj do të zhduken si me magji. Standardet e larta morale i nxisin të tjerët të të besojnë punë të rëndësishme. Ata e dinë se juve mund t`ju besojnë gjëra të rëndësishme. Mos hezitoni të kërkoni një pagë të madhe. Ju vleni sa ari.

Demi

Vullneti juaj i fortë për sukses do të jetë i rëndësishëm në gjetjen e një pune të mrekullueshme. Ju nuk keni frikë të flisni për arritjet tuaja dhe të promovoni aftësitë tuaja. Kjo vetëbesim i shërben mirë dikujt që dëshiron të punësojë dikë që ndihet mirë me veten e tij. Paratë nga një rimbursim sigurimi, ose trashëgimi janë rrugës. Përdorini për të bërë një udhëtim të gjatë. Do ta shijoni eksplorimin e një culture ndryshe nga e juaja.

Binjakët

Nëse po kërkoni punë, do të gjeni disa mundësi të mira në fushën e arsimit. Ju do të bëni përparim më të madh me studentët e avancuar sesa me fillestarët. Është kënaqësi të futesh në detajet e një subjekti me njerëz që tashmë njohin bazat. Në vend që të kritikoni shokun tuaj më të mirë ose partnerin romantik për sjelljen e keqe, tregoni shqetësim për ta. Kjo qasje forcon lidhjen tuaj.

Gaforrja

Të merreni ca kohë me veten do jetë shpërblyese. Megjithëse është e vështirë, ecni para. Mbështetuni tek një mik i mirë. Inkurajimi i tij do t’ju ndihmojë në pika të vështira. Duhet t`i kushtoni më shumë kohë shëndetit tuaj. Nëse jeni të lodhur, pushoni dhe vetëm pushoni. Ngarkojani detyrat tuaja të afërmve dhe kolegëve. Nuk ka asnjë arsye që t`i bëni të gjitha vetë.

Luani

Partneri i biznesit ose partneri romantik do t`ju bëjë disa sugjerime të dobishme për realizimin e ëndrrave tuaja. Një person që merret me ju i kupton mirë motivet tuaja të fshehura. Ai do t`ju ndihmojë të kapërceni frikën që ka qenë paralizuese. Një mundësi për të shfaqur veprën tuaj artistike do vijë. Ju do të fitoni famë për talentin tuaj. Nëse i luani letrat mirë, do të jeni në gjendje të lini punën tuaj të përditshme për t`u bazuar në punën me komisione.

Virgjëresha

Ju krenohemi në punën tuaj dhe kjo ju veçon nga kolegët tuaj. Pa marrë parasysh se cilin pozicion keni në një kompani, ju gjithmonë ngjiteni më shumë. Kompanitë rivale me atë ku punoni ju, ju kanë zili. Një trashëgimi financiare do vijë për ju. Nëse dëshironi të blini një shtëpi ose të zgjeroni vendbanimin tuaj ekzistues, bëjeni.

Peshorja

Dikush që admiron punën tuaj krijuese do të përpiqet të bashkëpunojë me ju. Edhe pse orari juaj është i ngarkuar, ju duhet ta pranoni këtë punë. Ajo do t`ju çojë në gjëra më të mëdha dhe më të mira. Më e mira nga të gjitha, reputacioni juaj si një artist i talentuar do të forcohet. Ju jeni duke mësuar shumë për filozofinë e jetës. Sa më shumë që të zbuloni, aq më mirë do të jetë.

Akrepi

Ju jeni një person shumë i shkathët dhe duhet të keni një pronë tuajën. Investimi i parave në këtë fushë do të bëjë që pasuria juaj të rritet. Filloni kursimin e parave. Një shans për të rritur të ardhurat tuaja do të vijë. Mundësitë që përfshijnë ligjin, arsimin ose udhëtimin do të jenë veçanërisht fitimprurëse. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se çfarë fushe ndjek. Ju do të jeni të suksesshëm me çdo gjë që provoni.

Shigjetari

Mësoni sa më shumë që mundeni nga një njeri i panjohur dhe i ditur. Edhe pse mund të ketë një mospërputhje të madhe mes jush, kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Kjo ju ndihmon të punoni mirë së bashku. Qëndrimi juaj optimist tërheq bollëkun në të gjitha format. Kur gjeneroni energji pozitive, ju tërhiqni gjëra të mrekullueshme.

Bricjapi

Një përdorim i mirë i parave ju vë në një pozitë të sigurt. Edhe nëse shumica e miqve tuaj nuk kursen para, ju do të jeni të mençur për të vënë një pjesë të pagës tuaj mënjanë. Kjo gjë do të përmirësojë marrëdhëniet tuaja profesionale dhe personale. Kur ndiheni të zhytur plotësisht në diçka, ndalojeni atë që po bëni dhe kthejeni vëmendjen tuaj nga brenda. Intuita juaj do t’ju tregojë ku të fokusoheni. Ngadalë por me siguri, ankthi do të kthehet në kënaqësi.

Ujori

Vullneti juaj i fortë dhe vitaliteti i bollshëm hapen dyert. Njerëzit nuk mund t’i rezistojnë personalitetit tuaj të fuqishëm. Kjo është një kohë e mirë për të bërë një marrëveshje shitjeje, për të dhënë një intervistë për një punë ose për të dhënë një shfaqje publike. Ju do të priteni në mënyrë të mrekullueshme. Edhe një “jo” fillestare do të kthehet në një “po”. Një mik do t’ju japë një dhuratë bujare si falënderim për ndihmën tuaj. Pranojeni.

Peshqit

Tërheqja në botën e fantazisë do të jetë e dobishme. Ju kurrë nuk keni qenë një tifoz i madh i realitetit. Ju shumë preferoni të ndërtoni kështjellat në ajër. Përkundër asaj që ju është thënë, ky impuls është një forcë dhe jo dobësi. Theksoni aftësinë tuaj për të punuar me njerëz të ndryshëm gjatë procesit të intervistimit.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.


Like it? Share with your friends!